Më 15 mars 2018, në hapësirat e Bankës Popullore u mbajt Sesioni i 28-të i Klubit të Hulumtuesve
Më 15 mars 2018, në hapësirat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë u mbajt sesioni i 28-të i Klubit të Hulumtuesve, në të cilin, pas hapjes së Klubit nga ana e Viceguvernatores Anita Angelovska-Bezhoska, u prezantuan punimet hulumtuese: “Faktorët që ndikojnë mbi produktivitetin e firmave pas ndryshimit të pronësisë: rezultate nga hulumtimi kuazi-eksperimental”, autor Filip Jolevski dhe “Analiza e karakteristikave strukturore të ekonomisë maqedonase: vlerësim i përcaktuesve të produktivitetit përmes përdorimit të të dhënave në nivel të firmave”, autor Biljana Jovanoviq.
Në punimin e Jolevskit u shqyrtuan të dhënat empirike për atë se si ndikon ndryshimi i pronësisë së një firmë ose një njësie të inkorporuar në të ndaj produktivitetit të asaj firme. Duke përdorur panel të ekuilibruar të të dhënave mikro nga Sondazhet e Bankës Botërore për firma, Jolevzki shqyrton produktivitetin e firmave para dhe pas ndryshimit të pronësisë. Në kuadër të hulumtimit, ai nuk gjen provë statistike se ndryshimi i pronësisë ndikon në produktivitetin e firmave. Mirëpo, si që u theksua edhe në prezantimin e punimit, Jolevski nënvizon se ekzistojnë raste ku firmat në të cilat ka ndryshim të pronësisë kanë predispozita për rritje të lartë të produktivitetit. Duke e përmirësuar literaturën ekzistuese profesionale për këtë temë, në punim, ai prezanton disa hipoteza, ndër të cilat shquhen hipoteza se dallimet e produktivitetit mund të zgjasin më gjatë se periudha e cila është shqyrtuar në hulumtim, hipoteza se tregu i punës është më fleksibil se tregu i kapitalit, gjë që shkakton produktivitet më të madh në punë dhe hipoteza se ndryshimi i pronësisë është dukuri e cila paraqitet në industri dhe firma të cilat kanë potencial të lartë për produktivitet dhe kështu ndryshimi i pronësisë mund të konsiderohet si faktori i cili shkakton zmadhimin e produktivitetit.
Në punimin e prezantuar të Biljana Jovanoviq, hulumtimi është i drejtuar në analizën e produktivitetit përmes përdorimit të bazës së të dhënave mikro ose të dhënave në nivel të firmave. Shembulli përbëhet nga raporte financiare të rreth 900 firmave të mesme dhe të mëdha për periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2016. Në pjesën e parë të hulumtimit kalkulohen treguesit për produktivitetin total të faktorëve të prodhimtarisë (PTF) dhe produktiviteti i punës. Kështu që, fokus i veçantë është vendosur në kalkulimin e treguesve PFT ndërsa për kontroll të rezultateve janë kalkuluar tre alternativa. Analiza përshkruese e treguesve të kalkuluar, siç theksoi Jovanoviq gjatë sesionit, shpien në disa konkludime të rëndësishme sa i përket dinamikës dhe strukturës së produktivitetit. Përkundër dinamikës solide të rritjes së produktivitetit në vitet 2014 dhe 2015, në vitin 2016 vërehet ngadalësim i rritjes së produktivitetit të firmave në kuadër të shembullit të zgjedhur. Një trend i këtillë vërehet edhe në produktivitetin agregatë në tërë ekonominë. Duke e analizuar sipas sektorëve, ngadalësimi është reflektim i kontributeve negative të ndërtimtarisë dhe industrisë së përpunimit në vitin 2016 - sektorë të cilët në periudhën paraprake kanë qenë motorë të rritjes.
Qëllimi i pjesës së dytë të këtij hulumtimi është të vërtetohen përcaktuesit që ndikojnë mbi produktivitetin. Më konkretisht, si që u nënvizua edhe gjatë prezantimit të punimit, përmes teknikave adekuate ekonometrike, Jovanoviq shqyrton ndikimin e disa faktorëve, siç janë: Madhësia e firmave, borxhi, treguesin për probleme financiare i matur përmes ekspozimit të normë së interesit, treguesin për kualitetin e kapitalit njerëzor, ose nivelin e arsimit, si dhe përfshirjen në eksport. Rezultatet të cilat u prezantuan nga Jovanoviq, kryesisht shpijnë në tre faktorë, ndikimi i të cilëve është statistikisht i rëndësishëm dhe ato janë: Madhësia e firmës, ekspozimi i normës së interesit dhe kapitali njerëzor.
Gjatë sesionit, ndërmjet hulumtuesve prezent u zhvillua edhe diskutim i nxitur nga rezultatet e paraqitura hulumtuese nga punimet e Filip Jolevski dhe Biljana Jovanoviq.
Sesioni i ardhshëm i Klubit të Hulumtuesve do të mbahet në muajin qershor të këtij viti.
KABINETI I GUVERNATORIT
|
Галерија на фотографии од 28. сесија |