Komitetit për Politikë Operative Monetare të BPRM-së zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt në të cilën u shqyrtua gjendja ekonomike në vend, zhvillimet në tregjet financiare ndërkombëtare dhe të vendit si dhe treguesit për ekonominë e vendit dhe sektorin bankar
Më 14 nëntor 2017, u zhvillua mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë Operative Monetare të BPRM-së, në të cilën u shqyrtua gjendja ekonomike në vend, zhvillimet në tregjet financiare ndërkombëtare dhe të vendit si dhe treguesit për ekonominë e vendit dhe sektorin bankar në kontekst të qëndrimit të politikës monetare.
Në mbledhje u vlerësua se pozicionimi monetar është i përshtatshëm dhe u vendos që ankandi i bonove të bankës qendrore më 15 nëntor të mbahet në kushte të pandryshuara, respektivisht të ofrohen bono të bankës qendrore në shumë prej 25.000 milionë denarëve dhe normë të interesit prej 3.25%.
Komiteti shqyrtoi arritjet më të reja në ekonominë e vendit në pikëpamje të projeksioneve të fundit makroekonomikë, ku përsëri theksuan se themelet ekonomike janë të shëndosha dhe pa prezencë të mosbalancimeve në ekonomi. Gjithashtu, në mbledhje u theksua se ende ekzistojnë segmente ku ka rreziqe të caktuara dhe ku ka nevojë për kohë për përmirësim të qëndrueshëm të pritjeve dhe besimit në subjektet ekonomike. Në kushte të këtilla të themeleve të shëndosha ekonomike dhe rreziqeve akoma prezente ka nevojë për kujdes për sa u përket ndryshimeve në pozicionimin monetar.
Sa u përket treguesve të fundit monetarë, pas rënies së aktivitetit rreth 1% në gjysmën e parë të vitit, treguesit me frekuencë të lartë për aktivitetin në tremujorin e tretë japin sinjale të ndryshme. Në përgjithësi, ata parashikojnë një gjende diçka më të mirë në ekonomi në raport me tremujorin paraprak.
Të dhënat për inflacion për muajin tetor tregojnë vazhdimësi të zhvillimeve të deritanishme, ku norma mesatare vjetore e inflacionit në dhjetë muajt e parë është 1.2% kryesisht si rezultat i inflacionit bazë dhe pjesërisht nga çmimet e energjisë.
Sa u përket treguesve të sektorit të jashtëm, numri i tyre është i kufizuar dhe të dhënat e deritanishme tregojnë deficit të moderuar në llogarinë rrjedhëse.
Zhvillimet në tregun e këmbimit valutor janë të favorshme, ku që nga muaji gusht e këndej, Banka Popullore intervenoi në tregun e këmbimit valutor me neto blerje të valutave të huaja. Sa i përket aktivitetit të rezervave valutore, të gjithë treguesit vazhdojnë të lëvizin në zonë të sigurt.
Pas zvogëlimit mujor të depozitave në shtator, të dhënat fillestare për muajin tetor tregojnë rritje solide mujore të depozitave në total në sistemin bankar. Kontribut të shprehur ndaj zhvillimeve pozitive tek depozitat kanë edhe depozitat e korporatave, por gjithashtu solide janë edhe lëvizjet tek kursimi i amvisërisë.
Në tregun e kredisë, pas rënies në shtator, në tetor kreditimi vazhdoi të rritet. Duke e analizuar nëpër sektorë, kreditimi i amvisërive vazhdon të rritet ndërsa rrjedhat e kredive kah sektori i korporatave regjistruan rënie.
Në periudhën ndërmjet dy mbledhjeve mujore të Komitetit, potenciali likuid i bankave u rrit në pajtueshmëri me rrjedhat e planifikuara, kryesish si rezultat i emetimit të likuiditetit në denarë të kushtëzuar nga neto blerja e valutave të huaja nga ana e Bankës Popullore në tregun e këmbimit valutore në kushte të zhvillimeve të favorshme. Domethënë në muajin tetor, nën ndikimin e kërkesës më të ulët sezonale të valutave të huaja dhe gjatë një oferte solide, bankat realizuan neto blerje të valutave të huaja në transaksionet me klientë që mundëson rritje të likuiditetit të tyre valutor. Në rrethana të atilla, në tregun valutor ndërbankar u vërejt një ofertë e rritur e valutave të huaja, kështu që Banka Popullore intervenoi me neto blerje në shumë prej 28.1 milionë euro nga bankat mbështetëse. Zhvillimet e favorshme në tregun e këmbimit valutor në transaksionet me klientët vazhduan edhe në fillim të muajit nëntor, që mundësoi blerje të mëtejshme të valutave të huaja nga ana e Bankës Popullore. Gjatë muajit tetor, bankat aktivisht menaxhonin me likuiditetin, dhe një pjesë e tepricës së aseteve të lira i orientonin kah instrumente investuese afatgjate dhe me rendiment më të lartë. Luhatjet afatshkurtra likuide u kompensuan nga bankat përmes transaksioneve në tregun e parasë, ku tregtoheshte si në tregun e depozitave të pasiguruara, poashtu edhe në tregun sekondar të letrave me vlerë.
Për periudhën e muajit nëntor në rezervën e detyruar parashikohet rritje shtesë e likuiditetit të bankave në denarë në kushte të zhvillimeve pozitive në tregun e këmbimit valutor. Likuiditeti shtesë i akumuluar në periudhën paraprake në kushte të ruajtjes së ofertës stabile të instrumentit themelor, bankat kishin mundësi ta orientojnë kah kreditimi i sektorit privat.
Në tetor, në euro zonë u publikuan tregues solid makroekonomikë për aktivitetin ekonomik në tremujorin e tretë të vitit, duke i përforcuar pritjet për realizime solide deri në fund të vitit dhe në vitin 2018. Në kushte të atilla dhe në pajtueshmëri me pritjet, Banka Qendrore Evropiane mori vendim për zvogëlim të blerjes mujore të letrave me vlerë në suaza të programit për lehtësim kuantitative nga 60 në 30 miliardë euro, duke filluar nga viti i ardhshëm. Megjithatë, Banka Qendrore Evropiane theksoi se mbështetja monetare do të vazhdojë më së paku deri në shtator të vitit 2018, duke mos e theksuar datën përfundimtare për programin, që mund të thotë mbështetje të mëtejshme të ekonomisë përmes një politike të rregullueshëme monetare edhe pas muajit shtator të vitit 2018. Në rrethana të atilla u regjistrua zvogëlim i rendimenteve të letrave me vlerë në euro zonë, tek segmentit afatgjatë në kurbën e rendimenteve, ndërsa në tregun e këmbimit valutor u regjistrua zvogëlim i vlerës së euros. Në SHBA pritet rritje e normave të interesit në mbledhjen e FED-it në dhjetor, që shpiu në një rritje më të madhe të rendimenteve afatshkurtra në kurbën e rendimentit.
Për të përmbledhur, në mbledhje u konstatua se kushtet ekzistuese ekonomike dhe financiare, si dhe rreziqet ekzistuese tregojnë në atë se pozicionimi ekzistues monetar tani për tani është adekuat. Pozita e jashtme shikuar përmes realizimeve tek llogaria rrjedhëse e bilancit të pagesave, në përgjithësi është brenda pritjeve dhe tregon ruajtjen e themeleve të shëndosha ekonomike.
Banka Popullore edhe gjatë periudhës së ardhshme me kujdes to ti përcjelli treguesit ekonomikë, ku ndryshimet e ardhshme në politikën monetare në masë të madhe do të kushtëzohen nga zhvillimet në ekonominë e vendit dhe sektorin e jashtëm.
Kabineti i Guvernatorit