Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë zhvilloi mbledhjen e tij të dytë
Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot zhvilloi mbledhjen e tij të dytë në të cilën u shqyrtua Raporti i fundit tremujor, ku u konstatua se në tremujorin e fundit të vitit 2017 Banka Popullore nuk e ndryshoi pozicionimin e politikës monetare dhe norma themelore e interesit u mbajt në nivelin prej 3.25%. Gjithashtu, pozicionimi aktual monetar vlerësohet si i përshtatshëm në kushte të stabilitetit të vazhdueshëm të themeleve ekonomike dhe mungesës së disbalancimeve në ekonomi. Të dhënat e fundit nuk tregojnë devijime më të mëdha sa u përket projeksioneve në segmente të cilat janë vendimtare për politikën monetare.
Këshilli konstatoi se të dhënat për sektorin e jashtëm të shprehura përmes pozitës së bilancit të pagesave tregoi arritje mesatarisht më të mira në raport me projeksionet në llogarinë rrjedhëse ndërsa pozicioni i llogarisë financiare është me e pafavorshme se pretendimet. Në tremujorin e tretë të vitit 2017, llogaria rrjedhëse regjistroi suficit prej 183,1 milion euro që është 1.8% e PBB-së dhe është më i lartë në krahasim me projeksionet e muajit tetor duke reflektuar deficit më të ulët në bilancin e mallrave dhe shërbimeve nga ai i prituri. Nga ana tjetër, në llogarinë financiare janë regjistruar neto dalje prej 278 milion euro ose 2.7% të PBB-së që është një arritje më e dobët në krahasim me pritjet në muajin tetor të vitit të kaluar, gjatë devijimeve më të rëndësishme negative në investimet të huaja të drejtpërdrejta dhe kredive tregtare. Duke e analizuar dinamikën, në tremujorin e tretë të vitit 2017 bilanci i llogarisë rrjedhëse regjistron përmirësim në bazë vjetore gjatë një suficiti tek shërbimet dhe të ardhurave sekondare. Në llogarinë financiare u regjistruan neto dalje përkundër neto hyrjeve të larta në tremujorin e tretë të vitit 2016 kur u emetua Euro obligacioni i pestë. Të dhënat e fundit për rezervat valutore për tremujorin e tretë të vitit të kaluar tregojnë rritje tremujore, që është realizim me i mirë se pritjet në projeksionet e muajit tetor. Të dhënat e publikuara për PBB-në për tremujorin e tretë të vitit 2017 tregojnë rritje vjetore të PBB-së prej 0.2% që është një realizim me i ulët nga norma e projektuar prej 0.7%.
Në gjysmën e dytë të vitit 2017, pati një përshpejtim të rritjes vjetore të çmimeve vendore prej 1.6% në tremujorin e tretë dhe 2.2% në të katërtin. Për tërë vitin 2017, norma e inflacionit është 1.4% dhe në përgjithësi është brenda projeksionit për inflacion mesatar prej 1.3% të muajit tetor. Inflacioni në vitin 2017, pothuajse plotësisht është si rezultat i rritjes së komponentit bazë, në kushte të kontributit neutral të komponentit ushqimor dhe kontribut minimal pozitive të komponentit energjetik. Në kushte të arritjeve të cilat kryesisht janë në vijë me projeksionin, rreziqet në lidhje me inflacionin e pritur për vitin 2018 dhe 2019 vazhdojnë të jenë të lidhur me pasigurinë rreth zhvillimit të pritur të çmimeve të prodhimeve primare.
Këshilli konstatoi se arritjet nuk devijojnë konsiderueshëm nga skenari fillestarë në segmentet të cilët janë vendimtarë për politikën monetare, ku edhe më tej ruhen vlerësimet për stabilitet të themeleve ekonomike. Gjithashtu, bilanci aktual i rreziqeve vlerësohet si më i favorshëm në raport me projeksionet e muajit tetor. Të dhënat për aktivitetin ekonomik në tremujorin e tretë dhe të dhënat e disponueshme për tremujorin e katër nga viti i kaluar tregojnë përmirësim gradual të gjendjes ekonomike. Zhvendosjet e këtilla dërgojnë sinjale për stabilizim të mëtejshëm të pritjeve dhe besimit në subjektet ekonomike vendase. Pozita e jashtme e ekonomisë vazhdon të vlerësohet si stabile, ku zhvillimet në rezervat valutore janë të favorshme dhe treguesit për mjaftueshmërinë e rezervave valutore vazhdojnë të lëvizin në zonë të sigurt. Megjithatë, në kushte të rreziqeve akoma prezent për realizimin e projeksionit, Banka Popullore edhe në periudhën e ardhshme me kujdes do të përcjelli situatat, me qëllim pozicionimit në kohë dhe adekuat të politikës monetare.
Në mbledhje, Këshilli i shqyrtoi dhe miratoi Vendimin për menaxhim të mirë korporative në bankë, Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për dhënien e pëlqimeve dhe Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për licencim. Këto vendime janë miratuar me qëllim të harmonizimi të rregullave të vendit me standardet dhe principet e Bazelit, si dhe për harmonizim me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për bankat.
Vendimi për rregullat për menaxhim të mirë korporative me bankën, me qëllim të harmonizimit të rregullativës vendase dhe dispozitave të direktivës dhe rregullativës evropiane si dhe përcaktimit më të hollësishëm dhe më preciz të aspekteve të caktuara të menaxhimit korporativ në bankat komerciale u prezantuan disa risi mes të cilave më të rëndësishmet janë: Rritja e rëndësisë dhe rolit të bordit mbikëqyrës; prezantimi i obligimit për vlerësim të rregullt të përshtatshmërisë së anëtarëve të bordit mbikëqyrës, bordit drejtues dhe personave tjerë me të drejta dhe përgjegjësi të posaçme; përforcimin i kërkesave për sistemin për përmirësim të bankës komerciale përmes rregullimit të hollësishëm të politikës për përmirësim të bankës; përforcim të kërkesave të sistemit të kontrollit të brendshëm dhe definim më të hollësishëm të rolit dhe rëndësisë së funksioneve të kontrollit, respektivisht menaxhim me rreziqet, kontroll të pajtueshmërisë me dispozitat dhe auditimit të brendshëm.
Në vendim definohen përgjegjësitë e autoritetit mbikëqyrës si dhe përbërja dhe mënyra e punës së tij. Në pjesën e përgjegjësive, rëndësi e veçantë iu kushtua vendosjes së mjedisit në të cilin promovohet kultura dhe vlerat korporative përmes kodekseve etike me të cilat definohen standardet dhe normat etike të cilat në mënyrë të barabartë duhet të aplikohen nga personat me të drejta dhe përgjegjësi të posaçme dhe punonjësit tjerë në bankën komerciale.
Me këtë vendim, në varësi të madhësisë së bankës komerciale përcaktohet natyra e aktiviteteve financiare të cilat i kryen dhe rreziqet ndaj të cilave është e ekspozuar në çdo kohë, bordi i saj mbikëqyrës duhet të përcaktojë një anëtarë nga bordi mbikëqyrës i cili do të jetë përgjegjës për monitorim dhe menaxhime me rreziqet. Ky anëtarë i bordit mbikëqyrës duhet të jetë anëtarë i Bordit për menaxhim me rreziqe dhe nuk ka të drejtë të jetë kompetent për aktivitete të cilat përfaqësojnë rrezik. Gjithashtu, në rast të shkarkimit të tij, banka është e obliguar të njoftojë Bankën Popullore për shkaqet e shkarkimit të tij. Me këto dispozita kryhet harmonizimi me kriteret ndërkombëtare në këtë fushë, veçanërisht me principin 14 nga Principet e Bazelit për mbikëqyrje efikase bankare.
Një nga risitë më të rëndësishme të cilat prezantohen me këtë vendim është definimi i qartë i objektiveve të sistemit të kontrollit të brendshëm dhe tre funksioneve të kontrollit: Menaxhim me rreziqet, kontroll i harmonizimit të punës së bankës komerciale me dispozitat dhe auditimin e brendshëm, veçanërisht për nga kompetencat e bordit mbikëqyrës dhe drejtuesve për funksionimin e tyre efikas.
Në Vendim janë të definuara dhe të qarta udhëzimet rreth mënyrës dhe përmbajtjes së të dhënave për menaxhim korporativ me bankën komerciale të cilat duhet të jenë të publikuara dhe transparente për publikun, si dhe përmbajtja e informatave dhe të dhënave për menaxhim korporativ dhe afatet për dorëzimin e tyre në Bankën Popullore.
Duke pasur parasysh kohën e cila nevojitet për harmonizim me dispozitat e vendimit të ri është paraparë që ajo të fillojë të aplikohet nga 1 korriku i vitit 2018.
Ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për dhënien e pëlqimeve bëhen si pasojë e përmirësimit të mëtejshëm të efikasitetit të procedurave për dhënien e pëlqimeve të cilat kryhen nga Banka Popullore dhe harmonizimit të mëtejshëm me principet e Bazelit për mbikëqyrje efikase bankare dhe principet e Bazelit për menaxhim korporativ. Me këto ndryshime më qartë përcaktohen dokumentet të cilat banka komerciale është e obliguar ti dorëzojë bashkë me kërkesën për pëlqim. Në pajtim me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit të bankave, si dhe me principet e Bazellit për menaxhim korporativ, anëtarët e bordit mbikëqyrës së bankës komerciale duhet të kenë njohuri dhe eksperiencë relevante për kryerjen e kompetencave të tyre, të shmangin konfliktet e interesit dhe të kushtojnë kohë të mjaftueshme për kryerjen e obligimeve të cilat dalin nga kompetencat, të kenë njohuri dhe eksperiencë të duhur për mbikëqyrje të pavarur të punës së bankës, njohje të aktiviteteve të cilat i kryen banka dhe rreziqeve materiale ndaj të cilave është e ekspozuar. Gjithashtu, anëtarët e bordit drejtues së bankës komerciale duhet të kenë njohuri dhe eksperienca profesionale të nevojshme për menaxhim të pavarur me bankën, dhe posaçërisht njohje të aktiviteteve të cilat i kryen banka dhe rreziqeve materiale ndaj të cilave është e ekspozuar. Duke pasur parasysh këto kërkesa, me ndryshimet dhe plotësimet e vendimit parashihen obligime për bankën komerciale, në procedurat e kërkesave të dorëzuara për dhënien e pëlqimit për ndryshim të anëtarit të bordit mbikëqyrës dhe bordit drejtues, në Bankën Popullore të dorëzohet edhe vlerësimi për përshtatshmërinë e anëtarit të propozuar. Vlerësimi i përshtatshmërisë, që duhet të kryhet nga banka i referohet plotësimit të kritereve individuale për anëtar të bordit mbikëqyrës ose drejtues dhe përshtatshmërisë së anëtarit të propozuar bashkë me anëtarët tjerë të bordit mbikëqyrës ose drejtues.
Ndër të tjera, me këto ndryshime zgjerohen rrethanat në bazë të të cilave jepet vlerësim nëse personi i propozuar për anëtar të bordit mbikëqyrës ose drejtues të banës komerciale ka reputacion adekuat, kështu që shtohet se posedimi i reputacionit relevant do të thotë se për këtë person nuk ka provë për mosrespektim të rregullave për menaxhim të mirë korporativ dhe detyrimeve kontratkuale ndaj bankës ose personave tjerë juridik, bashkëpunim joadekuat ose refuzim të bashkëpunimit me autoritet kompetent përfshirë këtu edhe autoritetet mbikëqyrëse, refuzim, konfiskim ose tërheqje e pajtimit për kryerjen e funksionit të caktuar. Ndryshimet e këtilla dalin nga ndryshimet e Ligjit për bankat dhe janë në pajtim me standardet ndërkombëtare nga kjo fushë. Shtohen edhe dispozitat me të cilat në mënyrë më precize përcaktohet baza mbi të cilën bazohet vlerësimi për atë nëse janë përmbushur kriteret nëse është kushtuar kohë e mjaftueshme për kryerjen e detyrave, nëse është shmangur konflikti i interesave dhe në çka bazohet vlerësimi i përshtatshmërisë së bordit mbikëqyrës dhe drejtues në përgjithësi.
Me qëllim të harmonizimit me standardet e Bazelit për mbikëqyrje bankare efikase, plotësohen dispozitat e Vendimit të cilat u referohen dhënies së pëlqimit për përfitimit të pjesës kapitale në banë tjetër dhe themelimin ose përfitimin e pjesës kapitale në institucion financiarë jo bankar ose institucion jo financiar. Parashihet që Banka Popullore të vlerësojë nëse ekzistenca e lidhjeve të afërta ose struktura organizative ose struktura pronësore e bankës komerciale ose e institucionit në të cilën përfitohet pjesë kapitale e vështirëson kryerjen e mbikëqyrjes efikase dhe marrjes së masave korrigjuese, në bazë individuale ose të konsoliduar. Gjithashtu, në këto procedura, si dhe në procedurën e dhënies së pëlqimit për themelim të nëndege ose filiali të bankës jashtë vendit, shtohet se Banka Popullore vlerëson dispozitat dhe eksperiencat mbikëqyrëse të vendit të huaj në pikpamje të arritjes së bashkëpunimit me autoritetin kompetent mbikëqyrës sa i përket implementimit të administratës, ndërmarrjes së masave tjera për zgjidhjen e situatës, tërheqjen e pëlqimeve, revokimin e licencës për ndryshime statusore ose revokimin e licencës për themelim dhe punë.
Me ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për licencim kryhet harmonizimi i mëtejshëm i rregullativës vendase me principet e Bazelit për mbikëqyrje efikase bankare të cilat kanë të bëjnë me procedurat për licencim. Në të njejtën kohë u morën parasysh edhe rekomandimet e “FinSAC (World Bank Financial Sector Advisory Center) të përfshira në vlerësimin i cili, në kërkesë të Bankës Popullore ky institucion e kreu në shtator të vitit 2016, qëllimi i së cilit ishte vlerësimi i kornizës ligjore dhe efikasitetit të procedurave për licencim si dhe niveli i harmonizimit të tyre me principet e Bazelit për mbikëqyrje bankare efikase.
Me qëllim të harmonizimit të ndryshimeve në Ligjin e bankave nga muaji tetor 2016, me ndryshimet dhe plotësimet zgjerohet edhe vëllimi i dokumentacionit për dhënie të licencës për themelim dhe punë të bankave komerciale, në lidhje me përmbajtjen e planit strategjik dhe operativ të bankës, e cila dorëzohet te Bankëa Popullore si dhe listës së politikave dhe procedurave të shkruara për punën e saj. Nga aspekti i vlerësimit të kualifikimeve të nevojshme, eksperienca dhe reputacioni i anëtarëve të bordit mbikëqyrës dhe drejtues, kërkohen informacione në pajtim me regullativën e Banës Popullore për pranim të rregullave për menaxhim të mirë korporativ.
Me qëllim të harmonizimit me kriteret themelore gjatë licencimit nga principi i pestë i Bazelit për mbikëqyrje efikase bankare, me Vendimin parashihet që gjatë marrjes së vendimit për licencim të bankës komerciale, ndër të tjerash, Banka Popullore të vlerësoi nëse ekzistenca e lidhjeve të ngushta ose struktura organizative ose pronësore e bankës ose grupit të cilës i takon nuk e vështirëson zbatimin e mbikëqyrjes efikase dhe ndërmarrjes së masave korrigjuese, në bazë individuale ose të konsoliduar. Është paraparë edhe vlerësim i dispozitave dhe praktikave mbikëqyrëse në vendin nga vjen banka e huaj në aspektin e implementimit të administratës, ndërmarrjes së masave tjera për zgjidhje të situatave, tërheqjes së pëlqimeve, revokimin e licencave për ndryshime statusore ose revokim të licencave për themelim dhe punë.
Në lidhje me dokumentacionin si dhe informatave dhe të dhënave tjera të nevojshme për implementimin e vendimit, risi më e rëndësishme janë dispozitat shtesë të cilat lidhen me qartësimin e procedurës në raste kur legjislatura e vendit nga vjen personi i huaj i cili synon të themelojë bankë e rregullon më ndryshe materien në lidhje me dokumentacionin i cili dorëzohet bashkë me kërkesën për licencim.
Këshilli shqyrtoi edhe çështje tjera brenda juridiksionit të tij.
Kabineti i Guvernatorit