Interesim i madh për thirrjen publike për pjesëmarrje në Kuizin Evropian të Parasë
Interesimi për thirrjen publike për pjesëmarrje në Kuizin Evropian të Parasë tregoi se gjatë muajve të ardhshëm, pjesëmarrësit nga vendi ynë, më shumë do të shfletojnë faqet e librave lidhur me paratë dhe financat dhe se do të edukohen financiarisht. Pavarësisht faktit se ky kuiz mbahet për herë të parë në vendin tonë, interesi është shumë më i lartë se sa pritej. Në thirrjen për pjesëmarrje në këtë kuiz u paraqitën 145 klasa, gjegjësisht vite, nga shkollat fillore dhe të mesme të Republika e Maqedonisë. Kjo do të thotë rreth 3.000 fëmijë nga i tërë vendi në periudhën e ardhshme do t’i kushtojnë më shumë kujdes edukimit nga fusha e financave dhe ekonomisë, gjë që do të mundësojë rritjen e kulturës financiare tek popullata e re, si një aspekt i rëndësishëm për ndërtimin e kuadrove cilësore në të ardhmen. Organizator i këtij kuizi në vend, qëllimi i të cilit është avancimi i edukimit financiar të të rinjve nga mosha trembëdhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjeç është Asociacioni Bankar Maqedonas, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe Komisionin për Letra me Vlerë.
Çka janë paratë, kush i emeton, si dhe ku kursehet - këto janë vetëm një pjesë e pyetjeve të cilave duhet t’ju përgjigjen adoleshentët e vendit tonë. Do të duhet të dinë çka është kredia, interesi, fitimi, çka janë fletëaksionet, ku dhe si blihen ose shiten, si të mbrohen nga mashtrimet kompjuterike... Shumë pyetje, përgjigjet e të cilave, bartësit e të ardhmes së vendit tonë - të rinjtë, do të duhet t’i mësojnë gjatë muajve në vijim.
Kuizi do të zhvillohet në dy faza - e para është garat kombëtare në vendet pjesëmarrëse, ndërsa faza e dytë është gara finale e cila mbahet në Brukesl. Me qëllim të përgatitjes më të mirë, më 22 shkurt, në hapësirat e BPRM-së do të mbahet takim përgatitor dhe trajnim për stafin mësimdhënës, gjegjësisht mentorët e studentëve të kyçur në garën kombëtare.
Gara në Maqedoni do të fillojë më 13 mars, kur në të gjithë klasat dhe vitet e shkollave të paraqitura do të realizohet testimi i parë përgatitor, ndërsa një javë më vonë do të mbahet i dyti. Pas këtyre testimeve, dy pjesëmarrës nga çdo klasë dhe vit të cilët do të arrijnë rezultatet më të mira në të dy testimet do të marrin pjesë në garën finale kombëtare, e cila do të mbahet në Shkup më 27 mars, gjatë Javës Evropiane të Parasë. Pas garës finale, do të bëhen të ditur dy fituesit të cilët do të përfaqësojnë Republika e Maqedonisë në Kuizin Evropian të Parasë në Bruksel, Belgjikë më 7 maj të këtij viti. Në garat kombëtare edhe në përfundimin në Belgjikë, testimi i pjesëmarrësve do të realizohet në gjuhën amtare.