Agjencia „Standard & Poor’s“ botoi raportin e ri në të cilin konfirmon vlerësimin „BB-“ të vendit tonë, me një perspektivë stabile. Në raport, vëmendje e veçantë i kushtohet politikës monetare, pozicionit të jashtëm të ekonomisë si një segment i rëndësishëm gjatë zbatimit të politikës së kursit valutor stabil, si dhe gjendjes në sistemin bankar.
Sa i përket politikës monetare, „Standard & Poor’s“ përsëri vë në dukje hapësirën e madhe që ajo ka, në kushte të nivelit më të ulët të euroizimit në raport me ekonomitë tjera të rajonit. Në të njëjtën kohë, raporti thekson edhe masat e Bankës Popullore, siç janë rezerva e detyrueshme më e ulët për detyrime në denarë, e cila kontribuon për uljen e totalit të euroizimit. Sa i përket sektorit të jashtëm, agjencia vlerëson një deficit të moderuar të llogarisë korrente në periudhën vijuese, të financuar përmes hyrjeve të investimeve të huaja direkte, si mbështetje shtesë për rezervat valutore.
Ashtu si në raportet e mëparshme, theks i veçantë i është kushtuar sistemit bankar, duke vërë në dukje stabilitetin e tij, likuiditetin, nivelin e ulët të kredive me probleme, si dhe besim kryesisht në depozitat e vendit për financim të aktivitetit të kredisë. Në kushte të këtilla, agjencia në parashikimet e saj për periudhën e ardhshme pret rritje të mëtejshme të kredisë, si mbështetje për aktivitetin ekonomik.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}