Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Bankës Popullore
Këshilli i Bankës Popullore sot mbajti mbledhjen e tij të rregullt në të cilën u miratuan Planin Strategjik dhe Programin për aktivitet hulumtues të Bankës Popullore për periudhën e viteve 2020-2022.
Plani Strategjik për periudhën e ardhshme trevjeçare përmban njëmbëdhjetë objektiva strategjike të cilat shprehin qartë vendosmërinë e Bankës Popullore për ruajtjen e inflacionit të ulët dhe stabil përmes strategjisë së ruajtjes së kursit stabil të denarit në raport me euron, si dhe vendosmërinë për ruajtjen një sistemi bankar stabil dhe të sigurt, që është një parakusht themelor për një stabilitetit financiar dhe makroekonomik dhe për realizimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike në vend. Duke pasur parasysh ambientin dinamik dhe të ndryshueshëm, në kuadër të Planit Strategjik janë përpunuar sfidat kryesore në veprimtarinë e bankës qendrore, si dhe pikat më të rëndësishme të veprimit në periudhën e ardhshme trevjeçare. Ndër të tjera, janë paraparë edhe aktivitete për zhvillimin e shërbimeve të pagesave, dhe në veçanti janë përmendur edhe aktivitetet për sigurim të mëtejshëm të të dhënave statistikore cilësore, plotësisht të harmonizuara me standardet statistikore ndërkombëtare dhe evropiane. Përmes një objektivi të veçantë strategjik janë mbuluar edhe aktivitetet për përgatitjen e Bankës Popullore për aderim dhe anëtarësi në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore. Objektivat e vendosura strategjike janë bazë për përpunimin e planeve të njësive organizative dhe programin për punë të Bankës Popullore për vitin e ardhshëm.
Me Programin e miratuar për aktivitet hulumtues parashihet që edhe gjatë periudhës së viteve 2020-2022, aktiviteti hulumtues i Bankës Popullore të fokusohet në fushat të cilat janë të rëndësishme për arritjen e qëllimeve dhe detyrave kryesore të institucionit. Hulumtimet e parapara për periudhën e ardhshme trevjeçare pritet t’i japin mbështetje procesit të vendimmarrjes, si dhe të kontribuojnë në funksionim më të suksesshëm të Bankës Popullore dhe gatishmërisë së saj që të ballafaqohet me sfidat e ardhshme. Programi ndër të tjera parasheh projekte në fushën e politikës monetare, ndërveprimin midis sektorëve kryesorë makroekonomikë, modelimin makroekonomik, stabilitetin financiar dhe sferave tjera të lidhura me punën e Bankës Popullore. Programi thekson rëndësinë e statistikave të reja dhe përforcimin e bazave ekzistuese statistikore, në funksion të hulumtimeve të reja më të thelluara në fushën e ekonomisë.
Me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të sistemeve të bankave komerciale në vend për menaxhimin e rreziqeve, Këshilli miratoi edhe Vendimin e ri mbi metodologjinë për menaxhim me rreziqet, e cila do të zbatohet nga fundi i këtij viti. Gjatë përgatitjes së Vendimit të ri, ndër të tjera, janë marrë parasysh rekomandimet e Trupit Bankar Evropian për Menaxhim me Bankat, Standardet Bezel dhe principet për qeverisje korporative dhe rekomandimet e FSAP misionit të realizuar nga ekipi i përbashkët i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Risitë më të rëndësishme të cilat futen me Vendimin lidhen me përforcimin e kritereve për menaxhim efikas të rreziqeve, futjen e detyrimit të bankave për të definuar dhe monitoruar likuiditetin e brendshëm dhe përforcimin e kritereve për raportim në Bankën Popullore. Në mbledhje u theksua se pritet që risitë e futura të kontribuojnë edhe më tej në rritjen e stabilitetit të sistemit bankar, si dhe për kujdesin në punën e tij.
Në mbledhje, Këshilli miratoi edhe Vendimin për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për rregullat për qeverisje të mirë korporative në bankë, si dhe Vendimin për ndryshim të Vendimit për lëshimin e lejes dhe pëlqimit për kryerjen e shërbimit transfer të shpejtë të parave.
Këshilli shqyrtoi edhe çështje tjera brenda juridiksionit të tij.