Këshilli i Bankës Popullore sot mbajti mbledhjen e tij të rregullt në të cilën u shqyrtuan dhe diskutuan treguesit e fundit makroekonomikë. Me ç’rast u përfundua se këto informacione, të cilat rregullisht shqyrtohen në mbledhjet e Këshillit, përsëri tregojnë themele të shëndosha të ekonomisë dhe mungesë të çekuilibrimeve në ekonomi.
Sipas treguesve të fundit të aktivitetit ekonomik, ai rritet në gjysmën e parë të këtij viti, me një rritje vjetore të PBB-së prej 3,6%. Të dhënat e fundit në dispozicion për tremujorin e tretë tregojnë rritje të mëtejshme. Inflacioni edhe më tej mbetet në zonën e ndryshimeve të moderuara, me një rritje mesatare vjetore të çmimeve prej 1,1% në tetë muajt e parë, që është pak më poshtë se pritjet. Gjatë diskutimit, përsëri u theksua se pasiguria rreth lëvizjes së parashikuar të çmimeve vjetore të produkteve primare vazhdon të jetë rreziku kryesor për dinamikën e inflacionit.
Gjatë mbledhjes, vëmendje e veçantë u vendos mbi pozicionin e jashtëm, i cili u vlerësua si i favorshëm. Deficiti i ulët në llogarinë rrjedhëse dhe hyrjet financiare mundësojnë blerje të vazhdueshme të valutave të huaja në tregun e këmbimit valutor nga ana e Bankës Popullore dhe rritje të rezervave valutore. Gjatë diskutimit, sa u përket zhvillimeve në sektorin monetar u nënvizua se rritja e totalit të depozitave dhe totalit të kredive është e vazhdueshme dhe përgjithësisht brenda pritjeve.
Vëmendje iu kushtua gjithashtu edhe vlerësimeve të fundit për rrjedhat ekonomike globale, të cilat tregojnë perspektiva më pak të favorshme për ekonominë globale. Përshkallëzimi i mëtejshëm i luftës tregtare ndërmjet SHBA-ve dhe Kinës mbetet rreziku kryesor për rritjen ekonomike. Rreziqet e tjera përfshijnë ngadalësimin e mundshëm të rritjes së ekonomive me rëndësi sistemike siç janë Kina dhe eurozona, pasiguri jashtëzakonisht e lartë në lidhje me zbatimin e procesit të Bregzit, rreziqet lidhur me ndjeshmërinë e rritur financiare të ekonomive të caktuara me rritje të shpejtë, presione sa më të mëdha disinflacionale, si dhe rreziqe të rritura gjeopolitike në plan global.
Këshilli shqyrtoi edhe çështje tjera brenda juridiksionit të tij.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}