Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Bankës Popullore
Këshilli i Bankës Popullore sot zhvilloi mbledhjen e rregullt në të cilën shqyrtoi dhe miratoi Raportin për Stabilitet Financiar në vitin 2018 dhe Raportin e fundit Tremujor të bankës qendrore.
Raporti i miratuar për Stabilitet Financiar përcakton se stabiliteti financiar u ruajt edhe vitin e kaluar, duke thelluar ndërmjetësimin financiar në të njëjtën kohë. Institucionet financiar funksionuan në një mjedis relativisht të favorshëm vendas, ndërsa rreziqet nga mjedisi ndërkombëtar kishin një ndikim të kufizuar.
Sistemi bankar, si segmenti kryesor i sektorit financiar, përmirësoi treguesit për ekspozimin ndaj rreziqeve, ndërsa stres-testet tregojnë kapacitet solid për të absorbuar goditjet e mundshme. Vitin e kaluar, rritja e aktivitetit të tij u përshpejtua ndjeshëm, gjatë një rritjeje të depozitave dhe pozicioneve kapitale. Procesi i de-euroizimit vazhdoi, gjë që vërehet nëpërmjet zvogëlimit të pjesëmarrjeve të kredive dhe depozitave me komponentë valutore në totalin e kredive dhe depozitave.
Gjatë shqyrtimit të Raportit, veçmas u theksua se sistemi bankar është likuid, dhe në të njëjtën kohë me aftësi të lartë paguese, gjatë një norme të mjaftueshmërisë së kapitalit prej 16,5% dhe mbizotërimin e kapitalit më cilësorë të ashtuquajturit kapitali bazë i nivelit të parë në totalin e kapitalit rregullator. Cilësia e aktivit të bankave është gjithashtu në nivel solid, me pjesëmarrje të kredive me probleme prej 5,2% në totalin e kredive të sektorit jofinanciar dhe mbulim të lartë të këtyre kredive me rezerva të lëna mënjanë për humbjet e pritura të kredisë prej 76,3%.
Vitin e kaluar, mbikëqyrja dhe rregullativa e sistemit financiar dhe në veçanti sistemit bankar ishte objekt i një kontrolli të detajuar, të kryer nga Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, në kuadër të të ashtuquajturit FSAP misioni, i cili pozitivisht i vlerësoi standardet vendase mbikëqyrëse dhe rregullatore në raport me standardet e pranuara ndërkombëtarisht në këtë fushë.
Në mbledhjen e Këshillit, veçmas u theksua se në vitin 2018, sektori vendas i korporatave i përmirësoi rezultatet nga operacionet, zmadhoi vlerën e shtuar, hapi vende të reja pune dhe në kushte të rritjes së pagës së punonjësve. Treguesit e profitabilitetit, borxhit dhe aftësisë për pagesë të rregullt të detyrimeve të sektorit të korporatave, gjithashtu, shënuan një përmirësim të moderuar, që është e rëndësishme nga aspekti i menaxhimit të rrezikut të kredisë që sistemi financiar vendas e ndërmerr gjatë financimit të kompanive vendase.
Treguesit për aftësi paguese dhe pozicion likuid të amvisërive, bashkë me pjesëmarrjen e ulët dhe stabile të kredive me probleme në portofolin e bankave, vazhdojnë të tregojnë një ndjeshmëri relativisht të kufizuar të këtij sektori ndaj goditjeve dhe kryesisht mbajtje në korniza të kontrolluara të rreziqeve për stabilitetin financiar që dalin nga ai. Banka Popullore me kujdes dhe rregullisht i monitoron gjendjet e borxhit të sektorit të korporatave dhe sektorit “popullatë” dhe nëse vlerëson se ka nevojë ndërmerr masa adekuate.
Sa i përket financimit kapital të sigurimit pensional, si segmenti i dytë sipas madhësisë së mjeteve në sistemin tonë financiar, u konstatua se nuk priten rreziqe më të mëdha nga operacioni i tyre. Ndryshimet e kohëve të fundit në legjislacion në fushën e sigurimit pensional duhet të mundësojnë forcim të mbajtjes së sistemit të përgjithshëm pensional në plan afatgjatë dhe pagesë stabile të pensioneve drejt të siguruarve. Kompanitë për menaxhimin e fondeve pensionale aplikojnë politikë të kujdesshme investuese në kuadër të kufizimeve dhe rregullave legjislative. Megjithatë, një sfidë e rëndësishme për këto institucione është ekspozimi i tyre ndaj tendencave të ndryshueshme në tregjet financiare ndërkombëtare. Pritet se themelimi i kompanisë së tretë penisonale të kontribuojë në rritjen e konkurrencës në këtë segment të sistemit financiar.
Në Raport përmendet se aktivitetet e palëve të tjera të sistemit financiar janë mjaft modeste sipas vëllimit dhe nuk përfaqësojnë ndonjë faktor më të rëndësishëm për stabilitetin e përgjithshëm financiar të vendit. Mjetet e tyre janë më pak se 7% nga aktivi i sistemit financiar, ndërsa gjysma e tyre i përkasin sektorit të sigurimeve.
Në mbledhjen e Këshillit, veçmas u theksua se është e nevojshme të monitorohen me kujdes aktivitetet e kompanive financiare, edhe pse ato shërbejnë një pjesë të vogël të amvisërive. Në këtë segment vërehet një rritje relativisht e shpejtë e aktiviteteve, gjë që mund të krijojë rreziqe.
Në Raportin e fundit tremujor të Bankës Popullore është theksuar se pozicionimi monetar është i përshtatshëm për kushtet ekzistuese ekonomike dhe financiare, me themele të shëndosha ekonomike, pozicion të favorshëm të jashtëm të ekonomisë, pritje stabile të subjekteve ekonomike dhe mungesë të çekuilibrimeve. Treguesit dhe vlerësimet e fundit makroekonomike nuk devijojnë ndjeshëm nga trajektorja e parashikuar. Rritja e arritur e ekonomisë në tremujorin e parë të vitit është solide dhe afër parashikimeve, me ç’rast eksporti i mallrave dhe shërbimeve vazhdon të jetë komponenti me kontribut më të lartë individual pozitiv në rritje. Të dhënat për sektorin e jashtëm për tremujorin e parë, shikuar nëpërmjet bilancit të pagesave vazhdojnë të tregojnë pozicion kryesisht të favorshëm të jashtëm të ekonomisë.
Të dhënat për tregtinë e jashtme tregojnë një zgjerim të vogël të deficitit tregtar në tremujorin e dytë në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Megjithatë, zhvillimet në tregun e këmbimit valutor vazhdojnë të jenë të favorshme, me ç’rast Banka Popullore vazhdoi të intervenojë me blerje të valutave të huaja, gjë që kontribuoj për rritje të mëtejshme të rezervave valutore. Sipas të gjithë treguesve për mjaftueshmërinë e tyre, rezervat valutore vazhdojnë të jenë në zonë të sigurt.
Në të njëjtën kohë, në mbledhje u theksua se nuk janë vërejtur presione më të rëndësishme në çmimet vendase, ndërsa norma e inflacionit gjatë tremujorit të dytë ishte e ulët dhe stabile. Norma mesatare vjetore e inflacionit për tremujorin e dytë të këtij viti është 1,2%, gjë që është diçka nën parashikimet.
Në tremujorin e dytë të këtij viti, zhvillime të favorshme u regjistruan edhe në rrjedhat kredituese dhe depozituese, të cilat nuk tregojnë devijime më të mëdha në raport me parashikimet e prillit. Më konkretisht, në bazë vjetore, rritja kredituese në fund të tremujorit të dytë të këtij viti arriti në 8,1% që është afër parashikimit, ndërsa rritja vjetore e totalit të depozitave në fund të tremujorit të dytë ishte 10,7% dhe është pak më e lartë se parashikimi.
Këshilli shqyrtoi edhe çështje tjera brenda juridiksionit të tij.