Shkup, 24 qershor 2020
Qytetarët duhet të jenë të qetë lidhur me stabilitetin e denarit - nuk ka vend për shqetësim. Garantojmë që denari është dhe do të mbetet i qëndrueshëm. Nuk do të ketë zhvlerësim. Qytetarët duhet të vazhdojnë t'i mbajnë kursimet e tyre në denarë - kjo është më racionale edhe nga aspekti ekonomik, në kushte të normave të ndryshme të interesit në kursimet në denarë dhe kursimet në monedhë të huaj, kur garantohet stabiliteti i monedhës vendase.
Kjo u theksua nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, në një prononcim për televizionin Kanal 5, lidhur me spekulimet për stabilitetin e denarit. Ajo theksoi se duhet të besohet në aftësinë e bankës qendrore për të ruajtur me sukses stabilitetin e kursit të këmbimit.
Në deklaratën e saj, guvernatorja rikujtoi se Banka Popullore ka në dispozicion një nivel të lartë të rezervave valutore dhe një sërë instrumentesh që mund t’i përdori për të mbrojtur stabilitetin e kursit të këmbimit të monedhës vendase.
„Nëse arritëm të ruajmë stabilitetin e denarit me një nivel dukshëm më të ulët të rezervave valutore gjatë viteve 2008 dhe 2009, absolutisht nuk duhet të ketë asnjë dyshim se stabiliteti i denarit është i garantuar edhe kësaj here, me një nivel kaq të lartë të rezervave valutore.“ - theksoi Angelovska-Bezhoska.
Ekonomia jonë hyri në krizën e koronës me një rezervë totale valutore prej mbi 3 milardë eurosh, që është më shumë se dyfishi krahasuar me vitin 2008 kur ndodhi kriza e mëparshme globale. Vetëm gjatë dy viteve të fundit, niveli i rezervave është rritur për një miliardë euro.
Siç është raportuar edhe më herët, pretendimet spekulative në lidhje me kursin e këmbimit të denarit që ishin të pranishme në periudhën e kaluar nuk janë të mbështetura me argumente ekonomike. Stabiliteti i denarit është i garantuar.
Videon e deklaratës mund ta gjeni këtu.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}