Nesër fillon Java tradicionale Globale e Parasë, e cila për shumë vite me radhë festohet në vend përmes aktiviteteve të shumta nga fusha e edukimit financiar. Si edhe në vitet paraprake, edhe në ditët e ardhshme, Banka Popullore do të realizojë një numër të madh aktivitetesh për forcimin e ndërgjegjes për nevojën e kulturës më të madhe financiare dhe në të njëjtën kohë do të promovojë edhe përparësitë nga përfshirja më e madhe financiare. Në fakt, si njoftim i llojit të vet për aktivitete, dje, Banka Popullore filloi të publikojë serinë e teksteve „Ekonomi për të gjithë“, përmes të cilës, në gjuhë të thjeshtë, për publikun e gjerë do të shpjegohen terme të caktuara ose fenomene nga fusha e makroekonomisë, financave dhe veprimtarisë bankare. Me këtë seri, Banka Popullore renditet midis institucioneve të bankingut qendror me aktivitete të ngjashme, si pjesë e përpjekjeve të tyre për edukim më të madh të popullatës.
Banka Popullore filloi edhe një karvan edukativ - janë ftuar dhe është siguruar transport për nxënësit e disa shkollave, kryesisht nga pjesët rurale të vendit, që gjatë Javës Globale të Parasë të vizitojnë bankën qendrore dhe institucionet tjera rregullatore të sistemit financiar. Gjatë vizitës së Bankës Popullore, nxënësit do të kenë mundësinë të ndjekin prezantime edukative, të marrin materiale edukative që do t’u mundësojnë atyre edukim financiar sipas moshës, si dhe të vizitojnë Muzeun e Bankës Popullore. Bankën Popullore do ta vizitojnë edhe fëmijët e një foshnjoreje, për herë të parë në kontekstin e edukimit financiar, në përpjekje që t’ua sjell sa më afër rëndësinë e parave edhe brezave më të ri.
Ngjarje e veçantë në kuadër të Javës Globale të Parasë është gara nacionale në kuadër të Kuizit Evopian të Parasë, i cili do të mbahet për herë të parë në vendin tonë. Ky aktivitet është nismë e Asociacioni Bankar Maqedonas dhe në realizimin e tij, përveç Bankës Popullore janë inkuadruar edhe Komisioni për Letra me Vlerë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në garë, më 27 mars, do të zgjidhen fituesit nacional të cilët do të përfaqësojnë vendin në finalen që do të mbahet në Bruksel, nën organizimin e Federatës Bankare Evropiane.
Banka Popullore vazhdimisht realizon aktivitete për pasurimin e njohurive financiare të të rinjve, si një kontribut i llojit të vet për ndërtimin e kapacitetit të gjeneratave të cilat në të ardhmen do të jenë bartës kryesor të rrjedhave ekonomike dhe financiare në shoqëri. Gjatë Javës Globale të Parasë, aktivitete e shumta për edukimin financiar të të rinjve dhe të popullatës në përgjithësi do të realizojnë edhe institucionet tjera rregullatore të sistemit financiar të vendit.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}