Nisi transmetimi i serialit të videove të animuara të cilin Banka Popullore e përgatit me mbështetje financiare të Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE).
Banka Popullore ka intensifikuar aktivitetet për përdorimin e formave modernet të komunikimit me qëllim edukimin financiar të popullatës dhe mbrojtjen e konsumatorëve të shërbimeve financiare. Sot nis transmetimi i serialit të videove të animuara edukative „Me Bankën Popullore në botën e financave“, i cili përgatitet me mbështetje financiare të Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE). Seriali është parashikuar të përmbajë nëntë video që përfshijnë tema aktuale në fushën e financave që prekin të gjithë qytetarët si subjekte aktive në flukset financiare. Ndër të tjera, ai do të përfshijë tema nga fusha e pagesave, financave personale, kreditimi dhe çështje tjera të rëndësishme financiare.
Videoja e parë për aspektet e sigurisë së kartave të pagesave tashmë është postuar në ueb-faqen e Bankës Popullore, si dhe në faqet e saj zyrtare në rrjetet sociale.
Prezantimi vizual i përgjigjeve të disa prej çështjeve aktuale ekonomike për qytetarët është një qasje inovative për edukimin financiar të popullatës në vend, e cila tashmë aplikohet nga shumë banka qendrore të vendeve të Bashkimit Evropian. Më herët, në mars të këtij viti filloi botimi i një serie artikujsh informues dhe edukues „Ekonomi për të gjithë“. Përgatitja e një projekti të tillë është konfirmim shtesë i vendosmërisë së bankës tonë qendrore për të ndjekur rekomandimet e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare përkatëse dhe praktikat më të mira në fushën e edukimit financiar.
Seriali „Me Bankën Popullore në botën e financave“ do të përgatitet dhe transmetohet gjatë vitit të ardhshëm.
EFSE ofron financim të qëndrueshëm për sipërmarrjet mikro dhe të vogla, duke i ndihmuar ato të zhvillohen, të sigurojnë të hyra shtesë dhe të hapin vende të reja pune, si dhe për familjet me të hyra më të vogla për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës. Iniciuar nga KfV (Banka Gjermane për Zhvillim), me mbështetje të donatorëve të ndryshëm dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, EFSE sot është një nga fondet më të mëdha investuese financiare zhvillimore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}