Nga intervista për revistën javore „Kapital“
Shkup, 20 prill 2020
Nuk pritet rritje e normës së inflacionit. Pritjet për lëvizjen e çmimeve të produkteve parësore deri në fund të vitit janë korrigjuar për poshtë. Kjo ishte deklarata e guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska në intervistën për revistën javore Kapital.
Ajo theksoi se në tre muajt e parë të këtij viti, njëjtë si në vitin e kaluar, norma e inflacionit është relativisht e ulët dhe stabile. Norma mesatare e inflacionit, nga marsi është 0.6% dhe është nën parashikimet.
Pandemia ka pasur një ndikim negativ mbi ekonominë globale, duke çuar në një rregullim për poshtë të çmimeve të shumicës së produkteve të bursës. Kjo rënie është veçanërisht e theksuar në çmimet e naftës në tregjet botërore, ku pamundësia e një marrëveshjeje midis prodhuesve më të mëdhenj të kësaj lënde djegëse pati një efekt shtesë. Zhvendosjet e këtilla do të kenë një efekt të drejtpërdrejtë për poshtë mbi normën e inflacionit në ekonominë maqedonase përmes çmimeve më të ulëta vendase të karburanteve, gjë që është e dukshëm përmes të dhënave të inflacionit për muajin mars. Çmimet më të ulëta të energjentëve, që janë një komponentë hyrëse edhe në produktet dhe shërbimet tjera, mund të ketë ndikim shtesë edhe për çmimet tjera. - tha Angelovska-Bezhoska.
Sipas guvernatores, përveç efektit të drejtpërdrejtë nga çmimet më të ulëta të importit, një ndikim për poshtë në vendin tonë pritet edhe përmes kanalit të kërkesës vendase. Një pjesë e masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit, siç thekson ajo, ndikojnë në drejtim të shtyrjes së shpenzimit të amvisërive, gjë që do të mund çojë në rregullim për poshtë të çmimeve në ekonominë maqedonase.
Gjatë intervistës, guvernatorja thekson se për shkak të krizës së koronës pritet rënia e ekonomisë, dhe rikuperim i saj gjatë vitit të ardhshëm.
Për dallim nga vitit 2008, kur kriza ishte një rezultat i një perkeqësimi serioz i themeleve makroekonomike në shkallë globale, aktualisht përballemi me një tronditje të natyrës joekonomike dhe si i tillë, ai nuk duhet të pasqyrohet mbi aftësinë afatgjate për rritje të ekonomive, as të çojë në krijimin e problemeve më të thella strukturore - thekson Angelovska-Bezhoska.
Intervistën mund ta gjeni këtu.