Uashington - Shkup, 20 nëntor 2020
Duke pasur parasysh rëndësinë thelbësore të kapacitetit të BPRMV-së për ndërmarrjen e aktiviteteve mbikëqyrëse në kohë për të siguruar stabilitetin e sistemit financiar, ruajtja e pavarësisë së BPRMV-së është me rëndësi thelbësore. Kjo i mundëson bankës qendrore që edhe më tej të përmbushë detyrat e saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe mbrojtjen e stabilitetit financiar, të cilat janë parakushte thelbësore për një rritje të qëndrueshme.
Kjo u theksua nga shefja e misionit të FMN-së në vendin tonë, Bergljot Barkbu, në deklaratën e saj pas takimeve të rregullta vjetore që u zhvilluan përmes video konferencës nga data 9 deri më 18 nëntor. Në takime u shqyrtuan zhvillimet e fundit në sektorin ekonomik dhe financiar, si dhe perspektivat ekonomike.
„Politika e relaksuar monetare është e përshtatshme dhe BPRMV-ja është e gatshme të veprojë në mënyrën e duhur për të ruajtur de-fakto kursin fiks të këmbimit të denarit.“ - vlerëson Barkbu.
Në deklaratë, ndër të tjera, ajo thekson se edhe sipas vlerësimeve të misionit të FMN-së, sistemi i përgjithshëm bankar vazhdon të jetë mirë i kapitalizuar dhe profitabil.
„Është e rëndësishme mbajtja e rregullave të rrepta për klasifikimin e ekspozimeve të kredisë dhe alokimin e rezervave për kreditë, në mënyrë që të sigurohet se bankat kanë rezerva të mjaftueshme për mbulimin e humbjeve të mundshme. Bankat duhet të inkurajohen që të përmbahen nga pagesa diskrecionale e dividendëve dhe riblerja e aksioneve të tyre.“ - porosit shefja e FMN-së.
Rekomandimet dhe aktivitetet e BPRMV-së të ndërmarra në të kaluarën si institucion rregullues janë në pajtim me pikëpamjet e këtilla.
Ndryshe, në deklaratë theksohet edhe vlerësimi i misionit të FMN-së, se masat e ndërmarra në kohë nga BPRMV-ja dhe Qeveria luajtën një rol thelbësore në zbutjen e ndikimit ekonomik dhe shoqëror të pandemisë.
Nga misioni i FMN-së theksojnë se pritet që aktiviteti ekonomik të rimëkëmbet gjatë vitit të ardhshëm, mirëpo vala e dytë e pandemisë paraqet një rrezik për intensitetin e rimëkëmbjes. Në të njëjtën kohë theksohet se tejkalimi i krizës shëndetësore vazhdon të jetë prioriteti kryesor dhe se do të jetë me rëndësi thelbësore për mbrojtjen e njerëzve dhe ekonomisë.
Sipas vlerësimeve të misionit të FMN-së, të njoftuara në deklaratën e Barkbu, nevojitet mbajtja e mëtejshme e politikës së relaksuar monetare për sa kohë që procesi i rimëkëmbjes po vazhdon. Në të njëjtën kohë theksohet se rezervat e përshtatshme për humbjet e mundshme të bankave mbetet me rëndësi thelbësore. Vlerësimet dhe rekomandimet e BPRMV-së janë në përputhje me këtë.
Në periudhën nga data 9 deri më 18 nëntor, misioni i FMN-së i kryesuar nga Bargljot Barkbu mbajti një sërë takimesh me ekipet eksperte të BPRMV-së, si dhe një takim përmbyllës me guvernatoren Anita Angelovska-Bezhoska dhe udhëheqësinë e tërë të BPRMV-së.