Shkup, 17 gusht 2020
Pas njoftimit nga Gjykata Themelore Civile - Shkup se është miratuar një propozimi për hapjen e procedurës së falimentimit mbi „Eurostandard Banka“ AD Shkup dhe se është përcaktuar një administrator falimentimi, Banka Popullore njofton publikun se duke mbrojtur interesin e depozituesve dhe kreditorëve, në mënyrë aktive është duke i ndërmarrë të gjitha aktivitetet të cilat në periudhën nga fillimi i procedurës së falimentimit janë kompetencë e saj ligjore. Është mbrojtur prona e Bankës, në mënyrë që të sigurohet një pjesë e parakushteve për zbatimin e një procedure efikase dhe të shpejtë falimentimi në kuadër të së cilës do të shlyhen kërkesat e kreditorëve dhe një pjese të depozituesve.
I njoftojmë qytetarët që më 12 gusht 2020 kanë realizuar transaksione me para të gatshme dhe pa para të gatshme përmes „Eurostandard Banka“ AD Shkup për pagesa të faturave (rrymë elektrike, ujë dhe shpenzime tjera), përfshirë edhe përmes urdhërpagesave në AD „Posta e Maqedonisë së Veriut“ se transaksionet do të realizohen në ditët në vijim dhe se nuk ka nevojë që qytetarët t’i paguajnë faturat e njëjta përsëri.
Ekipi i Bankës Popullore është plotësisht i angazhuar të kontribuojë për përfundimin sa më të shpejtë të të gjithë procedurave administrative lidhur me pagesën e zhdëmtimeve të depozitave të qytetarëve nga ana e Fondit për Sigurimin e Depozitave.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}