Në takimet e shumta me përfaqësuesit e lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të cilat, delegacioni i kryesuar nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe ministri i financave, Dragan Tevdovski i zhvilluan në kuadër të Takimeve Pranverore të Grupacionit të Bankës Botërore (BB) dhe FMN-së në Uashington, ndër të tjera, u nënvizua vlerësimi se politika monetare në vend është e përshtatshme. Në të njëjtën kohë, u theksua edhe relaksimi i realizuar monetar, në kushte të zhvillimeve të qëndrueshme të tregut valutor dhe mungesë të presioneve inflacioniste, që paraqet realizimin e mbështetjes vendimtare nga Banka Popullore për aktivitetin e përgjithshëm të ekonomisë. „Zhvillimet aktuale tregojnë rritje të moderuar të çmimeve vendase dhe me këtë mungesë e presioneve të çmimeve. Norma mesatare e inflacionit në tre muajt e parë të vitit është nën nivelin e parashikuar nga Banka Popullore. Në të njëjtën kohë, vlerësimet e fundit tregojnë presione më të dobëta nga çmimet importuese gjatë këtij viti.“ - u theksua veçmas gjatë takimeve.
Delegacioni zhvilloi takime me drejtorin e FMN-së për Evropën, Pol Tomsen, me drejtorët ekzekutiv të FMN-së, Entoni de Lanoj dhe Riçard Dornbosh, si dhe me shefen e misionit të FMN-së në vendin tonë, Jasmin Rahman. Përveç politikës monetare, në fokus të takimeve ishin edhe zhvillimi ekonomik dhe treguesit ekonomik të që monitoron Banka Popullore. Guvernatorja e Bankës Popullore potencoi se të dhënat e disponueshme me frekuencë të lartë nga fillimi i vitit tregojnë vazhdimin e zhvendosjeve të favorshme në ekonomi, që korrespondojë me pritjet për përshpejtim gradual të rritjes ekonomike në periudhën e ardhshme. Sa u përket zhvillimeve monetare, ajo foli rreth rritjes së depozitave e cila i tejkalon parashikimet, si dhe për nivelin e rritjes kreditore gjatë vitit të kaluar dhe tremujorit të parë të këtij viti. Në takime u diskutua edhe për parashikimet e fundit të FMN-së për ekonominë maqedonase.
Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe ndihmës teknike që FMN-ja ia jep Bankës Popullore. Për më tepër, në takime u shpreh kënaqësia e madhe për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rezultatet e arritura nga banka jonë qendrore me mbështetje të FMN-së. „Vazhdimisht duke ndjekur standardet dhe praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare, ne jemi të vendosur për promovim të mëtejshëm të më shumë segmenteve të veprimtarisë tonë dhe e njëjta është përcaktuar në Planin tonë Strategjik. Në këtë drejtim, për ne, mbështetja e FMN-së është vendimtare, në mënyrë që të arrijmë një pjesë të reformave që i kemi përcaktuar sa më shpejt dhe në mënyrë sa më efikase.“ - porositi guvernatorja Angelovska-Bezhoska, e cila shpjegoi përpara përfaqësuesve të FMN-së projektet për për të cilat inicioi bashkëpunim të ardhshëm.
Në takimin me nënkryetarin e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), Andre Mekdovel dhe me drejtorin gjeneral të BEI-së për operacione kreditore, Zhan-Kristof Lalo ndër të tjera u nënshkrua një memorandum për bashkëpunim ndërmjet Bankës Popullore dhe BEI-së për zbatimin e Anketës për Aktivitet Kreditor për Vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.
„Me kyçjen e bankës tonë qendrore në këtë projekt të rëndësishëm të BEI-së, përsëri kemi mundësinë të vërtetojmë angazhimin tonë për pjesëmarrje aktive në nismat ndërkombëtare relevante për monitorim të plotë të flukseve në ekonomi. Në këtë mënyrë, ne, si një bankë qendrore mundësojmë kyçje direkte të më shumë bankave nga sistemi ynë bankarë në Anketën për Aktivitet Kreditor të BEI-së. Kështu, në kuadër të këtij hulumtim do të fitohet një pasqyrë e plotë e situatës në tregun tonë të kredisë edhe për zhvillimet në kërkesën për kredi, dhe njëkohësisht do të kuptojmë më mirë faktorët që ndikojnë mbi kërkesën për kredi, si dhe ndryshimet në kushtet për kredi. Është shumë e rëndësishme që e gjithë kjo është në kontekst të perceptimeve për zhvillimeve të mëtejshme ekonomike në rajon. Gjithashtu është e rëndësishme që përmes këtij projekti, në nivel gjysmë-vjetor, do të kemi mundësi të shohim situatën e aktivitetit kreditues në vendin tonë edhe në mënyrë krahasuese, në kuadër të EQLJ-së“ - theksoi guvernatorja e Bankës Popullore pas nënshkrimit të memorandumit.
Angelovska-Bezhoska mori pjesë në takimin e Bordit Mbikëqyrës të Nismës së Vjenës 2, të të cilin foli për zhvillimet e fundit në kuadër të sistemeve bankare të vendeve të EQLJ-së.
Delegacioni i vendit, në kuadër të Takimeve në Uashington zhvilloi takime edhe me me zëvendëskryetarin e BB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, Siril Muler, me drejtoreshën rajonale të BB-së për Ballkanin Perëndimor, Linda van Gelder, si dhe me drejtorin ekzekutiv të BB-së për Konstituencën ku është anëtar vendi ynë, Kun Davise dhe nënkryetaren e Korporatës Financiare Ndërkombëtare për Amerikën Latine, Karaibe, Evropën dhe Azinë Qendrore, Georgina Bejker.
Edicioni vjetor i Takimeve Pranverore të Grupacionit të BB-së dhe FMN-së përfundon sot.
|
Галерија - Пролетни средби, 2019 |