Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska mori pjesë në panel-diskutimin e parë nga dy panel-diskutimet e Konferencës së Tetë të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJ). Ky panel-diskutim pasoi menjëherë pas fjalës së kryetarit të BQE-së, Mario Dragi dhe fjalë së drejtoreshës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristin Lagard. Diskutimi u kryesua nga zëvendëskryetari i BQE-së Luis De Gvindos dhe iu kushtua sfidave me të cilat përballen vendet e EQLJ-së në kontekst të tensioneve tregtare globale. U diskutuan çështje kyçe lidhur me ndryshimet e peizazhit global tregtar të cilat janë rezultat i masave të rritura mbrojtëse dhe ndikimet që mund të kenë mbi ekonomitë të vendeve në rajon, në të cilat rritja është kryesisht e nxitur nga eksporti dhe shpesh e mbështetur nga përfshirja e tyre në zinxhirët e prodhimit global.
„Vendet nga rajoni i EQLJ-së janë ekonomi të vogla dhe të hapura me një nivel të lartë të integrimit tregtar dhe financiar me pjesën tjetër të botës, dhe mbi të gjitha me Bashkimin Evropian, që sugjeron mundësinë e transferimit të goditjeve të jashtme, përfshirë edhe goditjet tregtare në to. Megjithatë, edhe pse rreziqet janë të pranishme dhe mund të realizohen, deri më tani nuk janë vërejtur efekte të rëndësishme në ngadalësimin e tregtisë globale.” - theksoi ndër të tjera Angelovska-Bezhoska në fjalën e saj.
Në kuadër të diskutimit, theksi ishte vendosur edhe mbi nevojat për ndryshim të modeleve të rritjes ekonomike, me qëllim që të zvogëlohet ndjeshmëria e ekonomive ndaj goditjeve të ambientit të jashtëm, siç janë fokusimi më i madh ndaj investimeve për përmirësim të produktivitetit dhe konkurrencës së ekonomisë, prirja ndaj rritjes së nxitur nga invocaionite dhe rritja që do bë bazohen në integrim më të lartë tregtar rajonal, gjë që është me rëndësi të veçantë për ekonomitë e vogla.
Vëmendje e veçantë iu kushtua kanaleve përmes të cilave mund të transferohen ngjarje të pafavorshme nga jashtë në ekonominë e vendi, me ç'rast guvernatorja e bankës tonë qendrore theksoi se nuk është vetëm kanali tregtar që mund të çoj në eksport më të ulët, por edhe efektet e pafavorshme mund të ndihen përmes kanalit të besimit të ulët të investitorëve, që mund të çojë edhe në hyrje më të ulëta kapitale në rajon, si dhe përmes shtrëngimit të kushteve për tregjet financiare.
Në këtë panel-diskutim të Konferencës së BQE-së, përveç Angelovska-Bezhoskës morën pjesë edhe guvernatori i bankës qendrore sllovene, Boshtjan Vasle, drejtoresha e Njësisë për Çështje Ekonomike të Bankës për Investime Evropiane, Debora Revoltela dhe ekonomisti kryesor i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sergej Guriev, dhe gjithashtu fjalim mbajti edhe drejtori gjeneral i Drejtorisë për Çështje Ekonomike dhe Financiar të Komisionit Evropian, Marko Buti. Ata bashkërisht konstatuan se duhet të vazhdohet me politikat për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, por edhe me politikat strukturore të cilat mund të rrisin potencialin afatgjatë për rritje ekonomike dhe të zvogëlojnë ndjeshmërinë e ekonomive.
Panel-diskutimi i dytë iu kushtua reagimeve të politikës monetare të EQLJ-së ndaj goditjeve financiare. Atë e kryesoi Benoa Kere nga Bordi Ekzekutiv i BQE-së, ndërsa morën pjesë guvernatorë të disa bankave qendrore dhe përfaqësues të FMN-së dhe Bankës Botërore.
Në mesin e folësve të këtij edicioni të konferencës së rëndësishme tradicionale të BQE-së, Angelovska-Bezhoska ishte përfaqësuesi i vetëm i lartë i një banke qendrore të një vendi që ende nuk është anëtar i Bashkimit Evropian. Ftesa drejtuar asaj për pjesëmarrje aktive në një nga dy panel-diskutimet është edhe një vërtetim se në komunitetin evropian të bankingut qendror njihen dhe vlerësohen aktivitetet të cilat banka e jonë qendrore i ndërmerr duke hapërurar në rrugën drejt Sistemit Evropian të Bankave Qendrore.
Guverntaroja Angelovska-Behoska shfrytëzoi pjesëmarrjen e saj në Konferencës, e cila u mbajt mbrëmë në Frankfurt, edhe për takime të veçanta me përfaqësues të lartë të BQE-së dhe kolegët të bankave qendrore të vendeve të BE-së.