Shkup, 10 maj 2020
Hyri në fuqi Vendimi i Këshillit të Bankës Popullore, sipas të cilit hiqet tarifa për lëshim të të dhënave të personave fizikë nga Regjistri Kreditor për borxhin e tyre ndaj bankave dhe shtëpive të kursimit. Të gjithë qytetarët që kanë nevojë, raportin me të dhëna nga Regjistri Kreditor do ta marrin pa pagesë.
Raportin që e lëshon Banka Popullore me kërkesë të një personi fizik, përmban të dhëna për shumën e detyrimeve dhe institucioneve që i kanë raportuar në datën e fundit të paraqitjes së të dhënave nga ana e bankave dhe shtëpive të kursimit, si dhe për kategorinë e rrezikut të ekspozimit të kredisë, sipas afatit për shlyerjen e detyrimeve dhe bonitetit. Përveç kësaj, raporti përmban edhe një përmbledhje të detyrimeve të kërkuesit si dorëzanës.
Kërkesat për lëshimin e të dhënave nga Regjistri Kreditor dorëzohen personalisht nga kërkuesi ose personi i autorizuar, përmes Arkivit të Bankës Popullore, çdo ditë pune, në periudhën nga ora 8:30 deri në 15:45. Për shkak të situatës së pandemisë së Kovid-19, në këtë periudhë, të dhënat nga Regjistri Kreditor lëshohen të martën dhe të enjten, në periudhën prej orës 15 deri në orën 16, përmes Arkivit të Bankës Popullore. Në raste kur kërkuesi nuk është banor i Shkupit, nëse kërkesa është parashtruar deri në orën 11, raporti me të dhënat përgatitet dhe lëshohet gjatë ditës së njëjtë të punës.
Aktivisht punohet për t’u mundësuar që parashtrimi i kërkesës dhe lëshimi i të dhënave nga Regjistri Kreditor në të ardhmen të zhvillohet në mënyrë elektronike.
Me heqëjen e tarifës për lëshimin e të dhënave nga Regjistri Kreditor, Banka Popullore angazhohet që në kët periudhë të kontribuojë në zvogëlimin e barrës financiare të qytetarëve, në pajtim me kompetencat e saj.
Më shumë informacione për Regjistrin e Kredisë mund të gjeni këtu.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}