Shkup, 5 shtator 2020
Në raportin e fundit të agjencisë „Standard and Poor’s“ është theksuar se pozicionimi i politikës monetare dhe masat e Bankës Popullore kontribuojnë në neutralizimin e efekteve nga pandemia e Kovid-19 mbi ekonominë maqedonase, si dhe se sistemi bankar mbetet i qëndrueshëm.
Në raportin e fundit të agjencisë „Standard dhe Poor’s“ me të cilin konfirmohet vlerësimi i kredisë së vendit tonë „BB-“, me një perspektivë të qëndrueshme, theks i veçantë është vendosur mi politikën monetare dhe masat e Bankës Popullore gjatë Kovid kizës, kursit të këmbimit të denarit dhe situatës në sistemin bankar.
„Standard and Poor’s“ theksojnë se pozicionimi i politikës monetare dhe masat e Bankës Popullore ndihmojnë në neutralizimin e efekteve nga pandemia e Kovid-19 mbi ekonominë maqedonase. Me ç’rast, veçmas i përmendin uljen e normës bazë të interesit në nivelin më të ulët historik, hapësirën rregullatore për shtyrje të pagesave të detyrimeve të kredisë dhe masat për sigurimin e likuiditeti shtesë në sistemin bankar.
„Sistemi bankar mbetet i qëndrueshëm“ - thekson Standard and Poor’s. Kështu, duke iu referuar revokimit të lejes për themelim dhe punë të „Eurostandard Banka“ theksojnë se kjo nuk është e lidhur me Kovid krizën. Sipas vlerësimeve të „Standard and Poor’s“, duke pasur parasysh që pjesëmarrja e kësaj banka në totalin e kredive dhe depozitave të sistemit bankar ishte e vogël, gjegjësisht nën 2%, revokimi i lejes për punë të „Eurostandard Banka“, nuk do të ndikojë aspak mbi stabilitetin e sistemit bankar.
Lidhur me kursin e këmbimit të denarit në raport me euron, theksojnë se sipas vlerësimeve të tyre, ai do të mbetet i qëndrueshëm. Duke bërë këtë theksojnë se mungesa e flukseve afatshkurtra të kapitalit ul konsiderueshëm rreziqet për ekonominë maqedonase. Gjithashtu, ndër të tjera, në raport theksojnë se niveli i rezervave valutore është i mjaftueshëm dhe se në korrik të këtij viti është më i lartë për 10% krahasuar me fundin e vitit të kaluar, gjë që është e rëndësishme për stabilitetin e monedhës vendase.
Në raport, agjencia cek se ngjarjet aktuale në tregun e depozitave dhe tregun e këmbimit valutor konfirmojnë besimin e qytetarëve në sistemin bankar dhe stabilitetin e monedhës vendase - denarin.
„Standard and Poor’s“, si veçanërisht të rëndësishëm e përmendin vendimin e Bankës Qendrore Evropiane për t’i mundësuar Bankës Popullore të ketë qasje në likuiditet shtesë valutor në euro përmes repo-linjës, në një shumë prej 400 milionë euro, nëse ka nevojë për të njëjtën. Në të njëjtën kohë, ata përmendin se Banka Popullore nuk i ka përdorur këto fonde deri më tani, por i ka në dispozicion nëse është e nevojshme.
Sipas vlerësimeve të agjencisë, përkundër ndikimit të Kovid krizës, ekonomia maqedonase ka kapacitet dhe hapësirë që në mënyrë të përshtatshme ta tejkalojë periudhën e pasigurisë të krijuar nga kriza globale. Në raportin e „Standard and Poor’s“ theksohet se bisedimet në kuadër të procesit të euro integrimeve mund të kontribuojnë për forcimin e potencialit të ekonomisë maqedonase në implementimin e reformave strukturore.