Më 11 shtator 2018, u zhvillua mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë Operative Monetare të BPRM-së, në të cilën u shqyrtuan treguesit kyç për ekonominë e vendit dhe zhvillimet në tregjet financiare ndërkombëtare dhe të vendit në kontekst të pozicionimit të politikës monetare.
Pas uljes së normës së interesit në gusht të këtij viti, në këtë mbledhje, Komiteti vlerësoi se pozicionimi monetar është i përshtatshëm për kushtet ekzistuese ekonomike dhe financiare dhe u vendos që norma e interesit të bonove të bankës qendrore të mbahet në nivelin e 2,75%. Gjatë mbledhjes, gjithashtu, u vendos që oferta e bonove të bankës qendrore, për ankandin i cili do të mbahet më 12 shtator 2018 të mbahet në nivelin e 25.000 milionë denarë. Në përgjithësi, edhe në këtë mbledhje, Komiteti i ruajti vrojtime e deritanishme për themele të shëndosha ekonomike dhe pritje stabile nga subjektet ekonomike, të dukshme përmes zhvillimeve në tregun valutor dhe rritjen e bazës depozituese të bankave.
Krahasimi i treguesve të fundit makroekonomikë për ekonominë e vendit me dinamikën e tyre të projektuar në ciklin e projektimeve të muajit prill tregon devijime të caktuara në segmente individuale të ekonomisë. Sipas vlerësimeve të publikuara, pas rritjes së dobët në tremujorin e parë, në tremujorin e dytë, rritja e PBB-së dukshëm u përshpejtua në 3,1% e cila megjithatë është një performancë diçka më e ulët në krahasim me projeksionin. Në tremujorin e tretë, me një sasi të kufizuar të të dhënave, aktualisht nuk mund të jepet ndonjë vlerësim më i saktë për gjendjen e ekonomisë, por megjithatë, pjesa më e madhe e të dhënave tregojnë vazhdimësi të zhvillimeve më të favorshme në ekonomi edhe gjatë këtij tremujori të vitit.
Sa u përket zhvillimeve të inflacionit, në periudhën janar-gusht, norma mesatare vjetore e rritjes së çmimeve të konsumatorëve ishte 1,5% që është një devijim teposhtë në raport me projeksionin e prillit. Në kushte të performancave më të dobëta, por edhe korrigjimit rritës të supozimeve të hyrjeve të jashtme në projeksionin e inflacionit vlerësohen se rreziqet rreth normës së projektuar të inflacionit për vitin 2018 janë të balancuara.
Të dhënat e fundit për rezervat valutore tregojnë rritje në raport me fundin e vitit të kaluar, për çka në masë të madhe kontribuojnë edhe intervenimet me blerje neto të devizave nga ana e BPRM-së. Rritja e rezervat valutore është diçka më e lartë nga pritjet e projeksioneve të prillit, ndërsa analiza e treguesve të mjaftueshmërisë së rezervave valutore tregon se ata vazhdojnë të jenë në zonë të sigurt. Treguesit e disponueshëm të sektorit të jashtëm aktualisht janë të kufizuar. Të dhënat për tregtinë e jashtme për periudhën janar-korrik në përgjithësi tregojnë zhvillime në pajtim me projeksionin e muajit prill, ndërsa të dhënat e disponueshme për tregun e këmbimit tregojnë prurje neto më të larta. Sa u përket performancave në qarkullimin pagesor, të dhënat për tremujorin e dytë tregojnë performanca më të mira edhe në transaksionet rrjedhëse edhe financiare në raport me projeksionin e muajit prill.
Të dhënat monetare preliminare për muajin gusht 2018 tregojnë ruajtje të vazhdimësisë së rritjes edhe të depozitave edhe të kredive. Baza depozituese edhe në gusht vazhdoi të rritet me dinamikë të përshpejtuar mujore, për çka kontribut më të madh kanë depozitat e korporatave, gjatë rritjes së njëkohshme të kursimit të amvisërive. Në tregun e kredive, rritja mujore edhe më tej kryesohet nga sektori i amvisërive. Në bazë vjetore, rritja e depozitave dhe kreditëve në muajin gusht e tejkalon rritjen e projektuar vjetore për tremujorin e tretë të vitit.
Në periudhën mes dy mbledhjeve të Komitetit, asetet likuide të bankave në denarë vazhduan të rriten, para që gjithash si pasojë e intervenimeve të mëtejshme të NBRM-së për blerje të devizave. Prezenca e BPRM-së në tregun valutor për blerje të aseteve të tepërta devizore në masë të madhe lidhet me performancat e vazhdueshme solide në tregun valutor, ku dy muaj me radhë bankat në transaksione e tyre me klientë në bazë neto blejnë deviza. Këto zhvillime janë reflektim i ofertës relativisht më të mirë të devizave nga sektori i korporatave, por edhe i ofertës së lartë sezonale nga këmbimoret, karakteristike për këtë periudhë të vitit. Zhvillimet e tregut, në kombinim me likuiditetin e lartë të bankave, i cili kishte trend rritës nën ndikimin e rritjes së aseteve devizore, sollën deri në intervenime të përditshme të BPRM-së me bankat mbështetëse, ku në fillim të këtij viti që nga 11 shtatori i vitit 2018, janë blerë 234,1 milionë euro.
Pozita e favorshme likuide në denarë në pjesën më të madhe të bankave edhe në muajin gusht ndikoi për aktivitet të ulët në tregun e parasë, ndërsa një pjesë e aseteve të tepërta në denarë, bankat i vendosën në depozita të disponueshme brenda natës tek BPRM-ja.
Në tregjet ndërkombëtare, në muajin gusht u regjistrua një ndryshueshmëri e theksuar, në kushte të intensifikimit të marrëdhënieve tregtare në plan global dhe zhvlerësimit të valutave të vendeve të caktuara në zhvillim. Rrjedhimisht, gjatë kërkimit të investitorëve në instrumentet e sigurta, dollari amerikan regjistroi rritje të moderuar të vlerës, ndërsa rendimentet e bonove qeveritare në Eurozonë dhe SHBA u zvogëluan. Për më shumë, në tregjet evropiane u zgjeruan shtrirjet mes rendimenteve të bonove qeveritare të ekonomive periferike dhe në bërthamën e Eurozonës, kryesisht me shqetësime rreth gjendjes fiskale në Itali. Sa i përket pozicionimit të politikës monetare të bankave qendrore me ndikim global, në procesverbalin e mbledhjes së muajit qershor të FED-it - bankës qendrore të SHBA-ve u vënë në dukje perceptimet pozitive të ekonomisë amerikane, kështu që pjesëmarrësit e tregut pothuajse plotësisht pritnin rritjen e tragetit për shtrirje të normave të interesit në mbledhjen e FED-it në shtator. Procesverbali i mbledhjes së Bankës Qendrore Evropiane të mbajtur në muajin korrik vërteton qëndrimin se normat e interesit do të mbeten në nivelin aktual deri në verën e viti 2019.
Në përmbledhje, në mbledhje u përfundua se që nga ulja e normave të interesit në gusht dhe deri më tani nuk janë regjistruar ndryshime më të mëdha në trendet e treguesve kyç për politikën monetare. Treguesit e fundit makroekonomikë dhe vlerësimet në segmente të caktuara tregojnë devijime të caktuara në raport me dinamikën e projektuar, të cilat aktualisht nuk shkaktojnë ndryshime më të mëdha në perceptimet për ambientin në të cilin zbatohet politika monetare Në mbledhje u konstatua se edhe më tej ekzistojnë rreziqe nga mjedisi i jashtëm dhe i brendshëm, me ç'rast BPRM-ja do të vazhdojë me kujdes ti monitorojë të gjithë treguesit ekonomikë në kontekst të pozicionimi të politikës monetare.