Në bazë të Vendimit për shpallje të konkursit për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës Botërore të Kursimit - 31 tetor dhe Ditës Botërore të Sigurimit - 1 nëntor dhe miratimit të mjeteve V. nr. 02-30505/1 nga data 3.10.2019, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencia е Mbikëqyrjes së Sigurimeve shpallin
KONKURS
për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e
Ditës Botërore të Kursimit - 31 tetor
dhe Ditës Botërore të Sigurimit - 1 nëntor
1. Tema dhe kushte të konkursit për nxënës të arsimit fillor
Nxënësit e arsimit fillor mund të dërgojnë krijim letrar-poezi dhe/ose krijim artistik-vizatim, përfshirë edhe vizatim të punuar në pajisje digjitale, në njërën nga dy temat e dhëna:
„Kursej, ëndërroj dhe dëshirat i plotësoj“ dhe
„Sigurimi dhe unë“
Krijimet më të mira të nxënësve të arsimit fillor do të shpërblehen me 12 çmime, edhe atë:
- nga 3 çmime për krijimin më të mirë letrar - poezi për të dy temat, ose totali 6 çmime dhe
- nga 3 çmime për krijimin më të mirë artistik - vizatim, përfshirë edhe vizatim të punuar në pajisje digjitale, në të dy temat, ose totali 6 çmime.
Nxënësve, krijimet e të cilëve do të shpërblehen, do ju ndahet shpërblim në shumë prej 3.000,00 denarë për krijimin më të mirë letrar dhe artistik, me pagimin e fondeve në bankë sipas zgjedhjes së tyre.
Afati i fundit i dorëzimit të punimeve është 21 tetor 2019.
2. Tema dhe kushte të konkursit për nxënës të arsimit të mesëm
Nxënësit e arsimit të mesëm mund të marrin pjesë në konkurs përmes parashtrimit të:
b) krijimit letrar - ese për temën: „Paraja dhe kursimi - dikur dhe tani“
Eseja duhet të ketë maksimum 1.800 fjalë dhe të përmbajë pikëpamje personale lidhur me rolin e parasë dhe kursimit nëpër kohë, duke adresuar disa nga çështjet në vijim: roli i parasë dhe kursimit në ekonomi, rëndësia e kursimit për të ardhmen, qëndrimi i të rinjve ndaj kursimit, zakonet familjare dhe kursimi, mënyrat klasike kundrejt atyre moderne të pagesës, njohuritë e të rinjve për kursimet në institucionet financiare, qëndrimi i të rinjve lidhur me nevojat e edukimit financiar dhe aspekte tjera.
b) krijimit letrar - tregim për temën: „Jeta është plot befasi, sigurimi është siguria dhe mbrojtja ime financiare.“
Krijimet më të mira letrare të nxënësve të arsimit të mesëm do të shpërblehen me 6 çmime, edhe atë:
- 3 çmime për krijim më të mirë letrar - ese dhe
- 3 çmime për krijim më të mirë letrar - tregim.
Nxënësve, krijimet e të cilëve do të shpërblehen, do ju ndahen shpërblime në shumë prej 6.000,00 denarë, me pagimin e fondeve në bankë sipas zgjedhjes së tyre.
Afati i fundit i dorëzimit të punimeve është 21 tetor 2019.
Kushte të përbashkëta për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm:
Për të mbrojtur punën e nxënësve, Ju lutemi nënshkruani krijimet e Juaja, duke shkruar në pjesën e pasme të krijimit informacionet në vijim:
- Emri dhe mbiemri i nxënësit;
- Emri i shkollës ku nxënësi i ndjek mësimet (klasa/ viti/
komuna/ fshati/ qyteti); - Emri dhe mbiemri i prindit/kujdestarit me adresën e banimit dhe - Kontakt telefoni i prindit/ kujdestarit/ mësuesit/ profesorit.
|
Mënyra e dorëzimit të punimeve:
Të gjithë krijimet (vizatim, poezi, tregim dhe ese) mund të dorëzohen drejtpërsëdrejti në Arkivin e Bankës Popullore ose përmes postës. Krijimet letrare (poezi, tregim dhe ese) dhe krijimet artistike (veçanërisht vizatimi i punuar në pajisje digjitale) mund të dërgohen edhe përmes postës elektronike në adresën: [email protected].
Adresa për dërgim përmes postës, ku thuhet:
„Për konkursin me rastin e Ditës Botërore të Kursimit - 31 tetor“ dhe/ose
„Për konkursin me rastin e Ditës Botërore të Sigurimit - 1 nëntor“
BANKA POPULLORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
bul. „Kuzman Josifovski - Pitu“ nr. 1, 1000 Shkup.
Punimet e arritura do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga juria e formuar nga përfaqësuesit e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Financave e Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Lista e nxënësve të shpërblyer, data dhe lokacioni i shpërndarjes së çmimeve do të publikohen më së voni deri më 31 tetor 2019, në internet faqet e të tre institucioneve: Banka Popullore /, Ministria e Financave http://finance.gov.mk/ dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve http://aso.mk/.
Për informata më të hollësishme, Ju lutemi na kontaktoni në e-mailin e Bankës Popullore: [email protected], Ministrisë së Financave: [email protected] dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve: [email protected].