Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, D-r Anita Angelsovska-Bezhoska merr pjesë në Forumin Financiar të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare Eurofi. Kjo organizatë paraqet platformë për këmbimin e qëndrimeve dhe diskutim midis përfaqësuesve të sektorit të shërbimeve financiare dhe institucioneve bartëse të politikave në raport me çështjet lidhur me rregullativën dhe mbikëqyrjen e sistemit financiar, si dhe çështje të një konteksti më të gjerë ekonomik. Në Forum i cili mbahet në Vjenë, Austri, organizimi i të cilit është i mbështetur nga Presidenca Austriake në Këshillit të Bashkimit Evropian, përveç anëtarëve të Eurofi-t, marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, të ministrive të financave të trembëdhjetë shteteve anëtare të BE-së, anëtarë të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, si dhe përfaqësues të lartë të Bankës Qendrore Evropiane dhe bankave qendrore të pesëmbëdhjetë shteteve, mes së cilave nga Ballkani janë Guvernatorja e BPRM-së dhe Guvernatori i Bankës Popullore të Kroacisë.
Në kuadër të Forumit, fokusi është vendosur mbi çështjet aktuale lidhur me sfidat makroekonomike dhe sistemike, mundësitë të cilat dalin nga futja e teknologjive të reja dhe zhvillimi i financave të qëndrueshme, diskutime rreth zhvillimit të financimi alternativ brenda BE-së, si dhe çështje lidhur me hapat e mëtejshëm në raport me procesin e integrimit evropian. Në kontekst të çështjes së fundit, theks i veçantë vihet në optimizimin e unionit bankar, rolin e digjitalizimit për shërbime financiare të integruara, aspektet praktike të procesit të Brexit, por edhe çështjeve për prioritetet në raport me zhvillimin e tregjeve financiare dhe mbështetjes financiare për investim në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.
Çështja e fundit do të shqyrtohet në panel diskutim, në të cilën në mënyrë aktive folëse do të jetë edhe Guvernatorja Angelovska-Bezhoska. Në diskutim të cilin do e kryesojë ekonomistja e shquar austriake z-nja Gertrude Tumpel-Gugerel, si folës do të marrin pjesë edhe Drejtoresha për Analiza Strategjike për Evropën Juglindore në Bankën Evropiane për Investime, D-r Debora Revoletela, Udhëheqësi i Departamentit për Politika Financiare në Përfaqësimin e Përhershëm të Republikës së Sllovenisë në Bashkimin Evropian në Bruksel dhe Nën-kryetari i Qendrës për Inovacione Financiare në Ministrinë Sllovene të Financave, Mr. Petar Polush, Kryetari i Bordit të Guvernatorëve të Bursës së Bukureshtit, D-r Luçan-Klaudiu Angel, Udhëheqësi i Departamentit për EQLJ të “Unicredit”, z. Karlo Vivaldi dhe Drejtori Udhëheqës i Korporatës Amerikane Globale për Menaxhim të Investimeve “Belkrok”, z. Jens-Kristijan Hejgl.
Në kuadër të këtij panel diskutimi do të shqyrtohen faktorët kryesorë kufizues të financimit dhe investimit në vendet e EQLJ, do të identifikohen pikat kyçe ku ka nevojë për financim shtesë dhe alternativ, faktorë kufizueses për ofertë më të madhe të kredive dhe për zhvillim të tregjeve financiare në tërësi, si dhe roli i iniciativave të ndryshme (Nisma Vjeneze, masat për formimin e unionit në tregun e kapitalit, SRSS nisma në kuadër të BE-së etj) në mbështetje të zhvillimit të tregjeve financiare.
Vështrimi i Guvernatores Angelovska-Bezhoska për sfidat financiare dhe investuese në rajonin e EQLJ-së është botuar edhe në edicionin special të revistës Eurofi, e përgatitur me rastin e mbajtjes së këtij forumi të rëndësishëm në aspektin global.