Sot, 22 maj viti 2018, D-r Anita Angelovska-Bezhoska e mori postin e Guvernatorit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në sesionin e tij të 46-të, dje, me 81 vota “pro”, pa asnjë votë kundër dhe asnjë të përmbajtur votoi në favor të propozimit të Kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Prof. D-r Gjorge Ivanov, ajo të kryej këtë post të përgjegjshëm, që njëkohësisht paraqet një akt profesionalizmi i cili është i nevojshëm për menaxhim dhe funksionim të suksesshëm të bankës qendrore. Gjatë ditës së sotme, D-r Angelovska-Bezhoska dha betim solemn para Kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi, pas së cilit u realizua edhe pranim-dorëzimi i postit Guvernator i Bankës Popullore. Gjatë pranim-dorëzimit të postit, Guvernatori i deritanishëm, z. Dimitar Bogov, sinqerisht i dëshiroi suksese në tejkalimin e sfidave dhe punë të suksesshme të bankës qendrore në të ardhmen.
Gjatë deklaratës së saj të parë për media në pozitën e guvernatorit, D-r Angelovska-Bezhoska, ndër tjerash tha: “Para meje qëndron sfida për zbatimin e një politike monetare të suksesshme dhe pavarur që synon arritjen e qëllimeve ligjërisht të garantuara të banës qendrore të cilat janë: stabiliteti i çmimeve i arritur përmes strategjisë së ruajtjes së kursit stabil valutor të denarit; ruajtjes së stabilitetit të sistemit bankar, dhe përmes tij duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë për stabilitetin e përgjithshëm financiar në ekonominë tonë dhe mbështetjen e politikave të përgjithshme ekonomike. Gjithashtu, do të doja të theksoj se të gjithë këto politika të suksesshme të cilat janë realizuar deri tani, ishin rezultat i kapacitetit të madh institucional të cilin e posedon banka qendrore, falë investimit shumëvjeçarë të udhëheqësisë strategjike të institucionit në zhvillimin e burimeve njerëzore. Këtu mbetet detyrimi im për të vazhduar ndërtimin e kapacitetit sepse është vendimtar për kryerjen e detyrave tona”.
Pas marrjes së funksionit, sot, Guvernatorja Angelovska-Bezhoska mbajti edhe takimin e saj të parë me udhëheqësinë strategjike të Bankës Popullore.
|
Галерија на фотографии НБРМ 22.5.2018 |
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}