Intervisë me ekonomisten kryesore të Bankës Popullore, Dr. Aneta Krstevska
Analiza krahasuese e njërit prej shërbimeve kryesuese të informacionit për bankat qendrore dhe financat në botë, „Central Banking“, zbulon se banka jonë qendrore është ndër bankat qendrore që kujdeset për punësimin e një stafi cilësor dhe të përkushtuar, të cilët janë një shtyllë kryesore në përgatitjen dhe zbatimin e politikave të shëndosha dhe të qëndrueshme.
Si pjesë e analizës, „Central Banking“ publikoi një intervistë të ekonomistes kryesore të Bankës Popullore, Dr. Aneta Krstevska. Intervista jep një përmbledhje të sfidave kryesore në procesin e forcimit gradual të kapacitetit analitik dhe kërkimor të Bankës Popullore për një përudhë më të gjatë kohore, në mënyrë që të ndjekë trendet modernet të bankingut qendror. Njoftimi jep një përmbledhje për politikën e personelit të Bankës Popullore, duke theksuar përpjekjet për investime të vazhdueshme në kuadër, përmirësimin e vazhdueshëm të arsimit dhe modernizimin e njohurive, si një parakusht i domosdoshëm për monitorimin e ndryshimeve dinamike në sistemin financiar dhe mjedisin makroekonomik dhe rregullimin e duhur të politikave.
„Banka Popullore ka një politikë për mbështetjen e arsimit të punonjësve të saj dhe ruajtjen e tyre. Mbështetja e arsimit të punonjësve dhe investimi në to është jashtëzakonisht i rëndësishëm“ - thekson Krstevska në interviston e publikuar në kuadër të analizës krahasuese të „Central Banking“.
Teksti i plotë është publikuar në internet faqen e „Central Banking“.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}