Infrastruktura pagesore e vendit tonë
Nocioni për sistemet e pagesave
Sistemi i pagesave është infrastrukturë e krijuar për transferim të parave ndërmjet pjesëmarrësve, e përbërë prej institucioneve, instrumenteve, rregullave, procedurave dhe mjeteve teknike për transferim të sigurt.
Prandaj, sistemi i pagesës përfshin:
- Instrumente pagesore me të cilat iniciohet transferimi i parave nga ana e urdhër dhënësit;
- Procesimi (klirimi) i instruksioneve për pagesë të pjresmarrësve në sistemin e pagesave;
- Shlyerje të pagesave ndërmjet pjesëmarrësve në sistemin e pagesave - zakonisht përdoren fonde në llogaritë te bankat qendrore; dhe
- Procedura të përbashkëta operative, rregulla dhe standarde teknike (pjesëmarrës, llogari, tarifa, etj).
Në kushte bashkëkohore, pagesat zakonisht kryhen përmes përdorimit të depozitave bankare. Që të kryhet një pagesë, urdhër dhënësi duhet të japë instruksion, zakonisht prej bankës ku i ruan fondet e parave të cilat duhet të transferohen. Instruksioni mund të jetë në letër ose instruksion elektronik me përdorim të zgjidhjeve bashkëkohore elektronike (kartelë për pagesë, kompjuter, ose celularë). Më tej, instruksioni pagesorë përpunohet dhe zakonisht vendoset pa pjesëmarrjen e urdhër dhënësit në instruksion. Prandaj, edhe pse sistemi i pagesave në themel është për të siguruar shërbime pagesore deri te përdoruesi i fundit, megjithatë, nuk është pjesëmarrës direkt në sistemin e pagesave dhe pagesa e tij kryhet indirekt nëpërmjet të një numri të kufizuar të pjesëmarrësve direkt në sistemin e pagesës.
1. Dorëzimi i urdhërpagesës në bankë.
2. Dorëzimi i urdhërpagesës në sistemin e pagesës për (a) pagesa me vlera të vogla ose (b) pagesa me vlera të mëdha ose urgjente.
3. Klerimi i instruksioneve të pranuara dhe dorëzimi i pozicionimeve neto në sistemin për shlyerje.
4. Shlyerje dhe dorëzim i informacioneve për (a) miratim dhe (b) huamarrje të bankës së urdhër pranuesit dhe urdhër dhënësit.
5. (a) Miratime dhe (b) huamarrje e llogarive të urdhër pranuesit dhe urdhër paguesit.
Në vendin tonë ekzistojnë këto sisteme të pagesave:
- Sistemi ndërbankar i pagesave të Maqedonisë (MIPS) - Sistem për shlyerjet bruto në kohë reale (RTGS) për përpunim të pagesave me vlera të mëdha dhe/ose pagesa urgjente ndërbankare;
- Sistemi ndërbankar i klirimit AD Skopje (KIBS) - Sistem për shlyerjet të prolonguara neto për përpunim të pagesave me vlerë të vogël;
Historiku i sistemeve të pagesave në vendin tonë.