korrik 2010 - tetor 2018
|
|
Këshilltare e Guvernatorit për sistemet e pagesave dhe integrimet evropiane, Banka Popullore
Aktivitete dhe përgjegjësi më të rëndësishme:
- monitoron procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe koordinon aktivitetet e Bankës Popullore për përgatitjen e inputeve të nevojshme të dokumenteve nacionale lidhur me këtë proces: EPA, NPAA, raportet për realizimin e aktiviteteve dhe dokumente të tjera;
- monitoron aktivitetet lidhur me procesin e kyçjes së Bankës Popullore në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore dhe Eurosistem dhe kontribuon me opinionet e saj;
- monitoron zhvillimin e sistemit nacional për pagesa me fokus në harmonizimin e tij me standardet dhe rregullat për punën e sistemeve për pagesa në Zonën e Vetme Evropiane për Pagesa (SEPA) dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm;
- merr pjesë në përgatitjen e projeksioneve makroekonomike të Bankës Popullore;
- Kontribuon me opinionet e saj në çështje lidhur me politikën monetare dhe sistemin financiar.
|
korrik 2003 - korrik 2010
|
|
Viceguernatore e Bankës Popullore
Anëtare e Këshillit të Bankës Popullore
Përgjegjësitë e punës dhe arritje më të rëndësishme:
|
shkurt 2006 - korrik 2010
|
|
Viceguvernator përgjegjës për fushat e politikës
monetare, hulumtimit dhe statistikës.
- Përmirësim i procesit të vendimmarrjes monetare dhe rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë së Bankës Popullore për vendimet monetare: model i përmirësuar dhe të futur në përdorim për projektim afatmesëm, infrastrukturë të zhvilluar për parashikime afatshkurtra, sistemit i vendosur i projeksioneve makroekonomike tremujore dhe publikimi i tyre i rregullt në raportet tremujore.
- Përmirësimi i statistikës dhe harmonizim i mëtejshëm me standardet ndërkombëtare: për herë të parë publikohen të dhëna dhe seri kohore për investimet e huaja direkte, për pozicionin ndërkombëtarë të investimeve, për borxhin e jashtëm bruto dhe neto dhe pretendimet, seri e reviduar kohore e të dhënave monetare, prezantimin e burimeve të reja të të dhënave.
|
korrik 2004 - shkurt 2006
|
|
Viceguvernator përgjegjës për zbatim operativ të politikës monetare, menaxhimi i rezervave valutore, sistemeve për pagesa dhe operacionet e thesarit.
- Reforma substanciale në kornizën operacionale të Bankës Popullore, gjë që e zmadhoi efikasitetin dhe fuqinë transmetuese të politikës monetare.
- Vendosje dhe zhvillimi i tregjeve përmes sportelit dhe operacionet repo.
- Thellimi dhe zhvillimi i tregut valutor dhe përmirësim i politikës intervenuese të Bankës Popullore: vendosje e sistemit informativ elektronik dhe platformë për rënditje dhe tregtim ndërmjet bankave dhe bankave me Bankën Popullore, prezantim i bankave mbështetëse të Bankës Popullore për intervenime në treg, vendosja e rregullave të brendshme për intervenime.
- Avancimi i procesit për menaxhim të rezervave valutore dhe forcim i procesit të vendimmarrjes: vendosje e strategjisë dhe politikës për plasmanë bazuar në monitorim dhe kontroll të rreziqeve, formimi i Komitetit për investime dhe procedurë të vendimmarrjes, fillimi me tregtimin e investimeve.
- Përmirësim i sigurisë ligjore në operacionet e sistemeve për pagesa dhe rritje të efikasitetit të pagesave, vendosje e statistikës së pagesave.
- Avancim i procesit për emetim dhe trajtim të parave të gatshme.
- Sigurimi i infrastrukturës së nevojshme për vendosjen e tregut primar të letrave shtetërore me vlerë dhe përkrahje të shtetit për zhvillim të tregut për emetim të bonove të thesarit për qëllime monetare.
- Vendosje e detyrave - kujdestar i pasurisë së mjeteve të fondeve të para private të obligueshme të pensionit në mbështetjen e reformave të sistemit të pensionit dhe zbatim i tyre deri në përshtatshmërinë e bankave komerciale për kryerjen e këtyre shërbimeve.
|
korrik 2003 - korrik 2004
|
|
Viceguvernator përgjegjës për sektorin e devizave sipas skemës së atëhershme organizative të Bankës Popullore dhe
Zëvendësguvernator me autorizim nga Guvernatori në pajtim me ligjin e atëhershëm.
- Ngritja e qeverisjes korporative në Bankën Popullore si iniciator dhe pjesëmarrës në vendosjen e riorganizimit të parë funksional në Bankën Popullore, përfshi edhe politikave të brendshme dhe rregullave, në pajtim me praktikat më të mira të bankave bashkëkohore qendrore.
- Centralizim dhe konsolidim i aktiviteteve statistikore, bashkim organizativ dhe projektim makroekonomik.
- Iniciator për vendosjen e proceseve për sigurim të vazhdimësisë në punë dhe sigurisë në sistemin informativ në nivel institucional në pajtim me standardet ndërkombëtare.
|
dhjetor 1997 - korrik 2003
|
|
Drejtor, Drejtoria për Bilancin e Pagesave, Banka Popullore.
Aktivitete dhe përgjegjësi më të rëndësishme:
- Përhapje e rregullt e statistikës së bilancit të pagesave dhe përmirësim i proceseve për mbledhje dhe përpunim të të dhënave, harmonizim i mëtejshëm me standardet ndërkombëtare dhe avancim i statistikave të jashtme.
- Vendosej e burimeve të të dhënave dhe bazave metodologjike për vendosje të statistikës së investimeve të huaja direkte dhe pozicionit ndërkombëtar të investimit.
- Përgjegjëse për projeksionet për bilancin e pagesave, për analizën e sektorit të jashtëm dhe kursin real efektiv të denarit.
- Pjesëmarrje në negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankën Botërore (BB);
- Pjesëmarrje në përpunimin e rregullativës së re ligjore dhe nënligjore për operacione valutore në pajtim me dispozitat nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim, si dhe në përgatitjen e ligjit të ri për Bankën Popullore me të cilin kryhet zmadhim i konsiderueshëm i pavarësisë së bankës qendrore.
|
maj 1996 - dhjetor 1997
|
|
Udhëheqës, Njësia për bilancin e pagesave
Drejtoria për operacione valutore, Banka Popullore
Aktivitete dhe përgjegjësi më të rëndësishme:
- Përpilim dhe publikim në kohë i bilancit për pagesa, përmirësim i mbulimit the zgjerim i burimeve të të dhënave, harmonizim i mëtejshëm me standardet ndërkombëtare.
- Përgatitje e projektimeve të bilancit për pagesa.
- Analizë e sektorit të jashtëm dhe kursit real efektiv të denarit.
- Pjesëmarrje në negociatat me FMN-në.
|
janar 1996 - maj 1996.
|
|
Bashkëpunëtor profesional, Njësia për marrëdhënie ndërkombëtare dhe bilancin e pagesave
Drejtoria për operacione valutore, Banka Popullore.
Aktivitete dhe përgjegjësi më të rëndësishme:
- Përpilimi dhe publikimi në kohë i bilancit për pagesa.
- Analizë e sektorit të jashtëm dhe kursit real efektiv të denarit.
- Bashkëpunim me FMN-në rreth përgatitjes së projeksioneve për bilancin e pagesave.
- Vendosje e infrastrukturës për përgatitje të projektimeve të bilancit për pagesa.
- Pjesëmarrje në përgatitjen e kornizës ligjore për aktivitete të veprimtarisë së bankës qendrore dhe regjimit valutor të vendit tonë.
|
mars 1993 - janar 1995
|
|
Analist valutor, Drejtori për marrëdhënie ndërkombëtare
Drejtoria për operacionet valutore, Banka Popullore.
Aktivitete dhe përgjegjësi më të rëndësishme:
- Përpilimi dhe publikimi në kohë i bilancit për pagesa.
- Analizë e sektorit të jashtëm dhe vendosje e metodologjisë për monitorim të kursit real efektiv të denarit.
- Bashkëpunim me FMN-në rreth përgatitjes së projeksioneve për bilancin e pagesave.
- Përgjegjëse për tërheqjen e linjave të para kreditore dhe huave nga Bankën Botërore.
|
nëntor 1987 - mars 1993
|
|
Analist i ri valutor, Drejtoria për marrëdhënie ndërkombëtare
Drejtoria për operacionet valutore, Banka Popullore.
Aktivitete dhe përgjegjësi më të rëndësishme:
- Analiza e sektorit të jashtëm të vendit tonë në përbërje të RSFJ-së.
- Pjesëmarrje në përgatitjen e raporteve gjysmëvjetore dhe vjetore të Bankës Popullore.
- Pjesëmarrje në procesin institucional gjatë pavarësimit monetar të vendit tonë.
- Vendosje e statistikës së bilancit të pagesës së vendit tonë.
|