Rezerva e detyruar është instrument i politikës monetare të Bankës Popullore, i cili i obligon bankat dhe kursimoret të ndajnë mjete në llogaritë në bankën qendrore. Funksionet themelore të instrumentit janë stabilizimi i normave afatshkurtëra të interesit në tregjet e parasë, menaxhimi me ofertat e parave dhe manipulimin e tyre kreditor si dhe uljen e tepricës strukturore të likuiditetit.

Baza e rezervës  detyruar të bankave kalkulohet si mesatare e detyrimeve për çdo ditë të muajit kalendarik që i paraprin periudhës së realizimit. Baza e rezervës së detyruar të kursimoreve për tre periudha konsekutive të realizimit kalkulohet si mesatare e detyrimeve për çdo dit të muajit të fundit kalendarik në tremujorin i cili i paraprin periudhës së parë dhe të tretë të realizimit.

Rezerva e detyruar e bankave në denarë kalkulohet si mbledhje e shumës së definuar të detyrimeve në valutë të vendit, shumës së definuar të detyrimeve të vendit me klauzolë valutore dhe 30% të shumës së definuar të detyrimeve në valutë të huaj. Gjatë përcaktimit të rezervës së detyruar në denarë, baza për rezervë të detyruar të detyrimeve të bankave në valutë të vendit zvogëlohet për shumën e kërkesave në bazë të kredive të sapo miratuar të korporatave jo financiare dhe investimet në letra me vlerë të borxhit me valutë të vendit të lëshuara prej korporatave jo financiare.[1] Rezervën e detyruar në denarë bankat e përmbushin në nivel të kënaqshëm. Rezerva e detyruar e bankave në valuta të huaja përcaktohet në nivel të 70% të shumës së kalkuluar të detyrimeve në valutë të huaj. Rezerva e detyruar e bankave në valuta të huaja ndahet në llogari të veçanta valutore të Bankës Popullore jashtë vendit dhe mbushet në euro në nivel fiks. Kursimoret e mbushin rezervën e detyruar në llogari të veçanta tek Banka Popullore në nivel fiks.

Periudhat e përmbushjes së rezervave të detyruara janë të përcaktuara në Kalendarin tregues të periudhave të përmbushjes së rezervës së detyruar në denarë dhe euro për bankat dhe kursimoret.


Normat për rezervat e detyruara të bankave janë të paraqitura në tabelë:

Detyrime

Norma e rezervës së detyruar

Aplikohet prej:

-       në valutë vendase

8%

11.09.2013

-       në monedhë vendase me klauzolë valutore

50%

01.05.2016

-       në monedhë të huaj

15%

11.09.2013

Përjashtim:

-       detyrime ndaj jo rezidentëve – korporatave financiare në monedha të huaja me maturitet deri në një vit

13%

11.09.2013

-       detyrime ndaj personave fizik në monedhë vendase me klauzolë valutore dhe monedhë të huaj, me maturitet kontraktual deri në dy vite

-       detyrime ndaj personave fizik në monedhë vendase me maturitet kontraktual mbi një vit *

0%



0%

11.01.2012



01.09.2015

-          detyrime të transaksioneve repo në monedhë vendase

0%

11.01.2012

-         detyrimet në bazë të letrave me vlerë të borxhit të lëshuara në monedhë vendase me maturitet origjinal deri dy vite më së paku

0%

      13.02.2013

-       detyrime ndaj jo rezidentëve – korporatave financiare në monedhë vendase, në monedhë vendase me klauzolë valutore dhe monedhë të huaj, me maturitet kontraktual mbi një vit dhe detyrimet ndaj jo rezidentëve në monedhë vendase me klauzolë valutore dhe monedhë të huaj, me maturitet mbi dz vite.   

0%

11.09.2013

* për detyrimet ndaj personave fizik në monedhë vendase me maturitet kontraktual mbi dy vite aplikohet norma e 0% nga 11.01.2012.


Norma e rezervave të detyruara të kursimoreve është 2.5%


--------------------------------------------------------------------------------
[1] Korporata jo financiare – eksportues neto dhe/ose korporata jo financiare të cilat i përdorin mjetet për financimin e projekteve për prodhimtari vendase të energjisë elektrike, për qëllime të veta dhe/ose komerciale.

Rezerva e detyruar – të dhëna historike

Kalendari tregues i periudhave të përmbushjes së rezervës së detyruar për vitin 2016Kalendari tregues për vitin 2017