Shkup, 16 maj 2025
“Antarësimi në SEPA përfaqëson përparim historik në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe konfirmim të reformave të udhëhequra nga Banka Popullore për të përmbushur kërkesat dhe standardet e larta rregullatore europiane në fushën e pagesave.Banka Popullore do të vazhdojë të punojë me përkushtim për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, si dhe për kapërcimin e sfidave në të gjitha fushat e veprimtarisë, me qëllim që të mundësohet përshtatja me standardet europiane." Kjo u tha në takimin midis guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore të Komisionit Europian, Valentina Superti, në të cilin mori pjesë edhe Zulfi Ismaili, ambasador dhe shef i Misionit të BE-së.
Në takim u diskutua gjithashtu për aktivitetet e mëtejshme në fushën e anëtarësimit në SEPA, e cila u lejon bankave tona, pavarësisht faktit se nuk jemi anëtare të BE-së, të kenë qasje në sistemet europiane të pagesave. Megjithatë, për të përfituar nga SEPA, duhet të kapërcehen sfidat aktuale. Guvernatorja theksoi se banka qendrore, së bashku me sektorin bankar, punon me përkushtim për të siguruar gatishmëri të plotë për integrimin në SEPA deri në tetor 2025, që është data e parë e mundshme për hyrjen e bankave nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, banka qendrore do të vazhdojë të inkurajojë dhe lehtësojë këtë tranzicion, duke ofruar mbështetje teknike dhe mbikëqyrje rregullatore për proces të qetë dhe efikas të integrimit bankar.
Në takim, guvernatorja Angellovska-Bezhoska e njoftoi drejtoreshën Superti me treguesit më të fundit makroekonomikë që tregojnë për stabilitet të shtuar makroekonomik, si dhe stabilitet të shtuar të sistemit bankar.
Guvernatorja Angellovska-Bezhoska dhe drejtoresha Superti shprehën kënaqësi të ndërsjellë për zbatimin e aktiviteteve të projektit të Bankës Popullore me mbështetjen e BE-së për përafrim me standardet dhe rregulloret më të larta europiane dhe shprehën angazhime të forta për thellimin e bashkëpunimit.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}