Shkup, 10 prill 2025
“Nga tetori i 2025-tës, bankat komerciale në vend do të mund të bashkangjiten në sistemet pagesore të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke hapur kështu rrugën për pagesa ndërkufitare në euro, më të shpejta, më të lira dhe më efikase. Banka Popullore në mënyrë aktive ndjek procesin e përgatitjes së bankave për qasje në SEPA, që përfshinë përshtatjen jurdike,teknike dhe operative me standardet europiane”, thekson viceguvernatorja e Bankës Popullore, Emilija Nacevska, në intervistën për transmetuesin publik TVM.
Përfitimet për qytetarët dhe kompanitë do të jenë domethënëse- harxhime më të ulëta, procedura më të thjeshta dhe kohë shumë më e shkurtër për transaksione. Paratë e dërguara nga jashtë, përfshirë ato nga emigrantët, do të mbërrijnë në të njëjtën ditë ose ditën tjetër të punës, me shpenzime dukshëm më të ulëta, ndërsat bankat do të duhet t'ua kalojnë këto përfitimeklientëve përmes tarifave më të ulëta.
Me qëllim të thjeshtimit të procedurave, Banka Popullore tashmë ka shfuqizuar detyrimet për dorëzimin e dokumentacionit për transaksionet rrjedhëse jashtë vendit, përfshirë pagesën e pushimeve apo tarifave të shkollimit jashtë vendit, si dhe do ta shfuqizojë edhe atë për transaksionet kapitale, përveç një numri të vogël transaksionesh për të cilat ka detyrime të qarta ligjore. Kjo do të lehtësojë ndjeshëm bankimin online dhe do të inkurajojë përdorimin e shërbimeve të pagesave elektronike dhe celulare. Të dhënat tregojnë se pagesat elektronike në vend tashmë po shënojnë rritje vjetore prej mbi 40% në vitin 2024.
Po punohet gjithashtu për lehtësimin e procedurave për pagesat hyrëse. Synimi është që mjetet e marra nga jashtë, përfshirë honoraret, të vihen në dispozicion menjëherë ose maksimumi të nesërmen, pa qenë nevoja të dorëzohet kontratë apo faturë, përveç rasteve specifike kur kjo kërkohet me ligj.
Gjithashtu, nuk ka kufizime për shumat që mund të transferohen në bazë të dhuratave, përveç kufirit prej 100 mijë eurosh për pagesat e menjëhershme dhe do të vazhdojnë të zbatohen kontrollet për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në pajtim me standardet ndërkombëtare.