Shkup, 7 dhjetor 2021
Banka Popullore në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Holandës organizon Konferencën e trembëdhjetë për pagesa dhe infrastrukturën e tregut: “Pagesat në epokën digjitale: nga brenda jashtë”, e cila do të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor 2021. Konferenca për here të pare do të mbahet në format virtual, për shkak të pandemisë Kovid-19.
Konferenca ka karakter ndërkombëtar, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të Bankës Qendrore Evropiane dhe bankave qendrore kombëtare të Bashkimit Evropian, Rezervave Federale të SHBA-së, bankave qendrore të rajonit, Bankës Botërore, Komisionit Evropian, bankave të huaja tregtare, rregullatorëve vendas, sektori bankar vendas, si dhe institucionet jobankare vendase dhe të huaja që janë palë të interesuara në fushën e shërbimeve të pagesave.
Gjatë Konferencës, politikëbërësit dhe ekspertët do të ndajnë mendime dhe do të diskutojnë për trendet më të reja dhe sfidat që dalin nga ndikimi i teknologjive të reja në tregun e shërbimeve të pagesave, ndryshimi i shprehive të pagesave në epokën digjitale, mundësitë dhe sfidat e bankingut të hapur, transformimet e udhëhequra nga kompanitë fintek, qëndrueshmëria e hapësirës digjitale, si dhe valutat digjitale të emetuara nga bankat qendrore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}