IMPLEMENTIMI I POLITIKËS MONETARE


Për shkak të realizimit të stabilitetit të çmimeve, si qëllim kryesor i politikës monetare, Banka Popullore ka në dispozicion instrumente të ndryshme për rregullim monetar.

Duke pasur parasysh se ndërmjet instrumenteve dhe qëllimit përfundimtarë të politikës monetare ekziston një lidhje e ndërlikuar dhe indirekte me vonesë kohore, Banka Popullore monitoron lëvizjen e variabileve të caktuara ekonomike – qëllime operative dhe të tërthorta. Qëllimet operative kontrollohen më lehtë, mirëpo janë më larg nga qëllimi përfundimtarë, ndërsa qëllimet e mesme kontrollohen më vështirë, mirëpo janë më afër qëllimit përfundimtarë. Përmes normave të interesit, niveli i së cilave përcaktohet nga sesionet mujore të Komitetit për Politikë Operative Monetare (KOMP) dhe menaxhimi me nivelin e aktivës likuide në sistemin bankar, si qëllim operativ, Banka Popullore përpiqet të ndikojë në nivelin e kursit valutor, si qëllim i tërthortë i politikës monetare.


IMP. POLITIKES MONETARE


Nga instrumentet e Bankës Popullore, operacionet e tregut të hapur janë më fleksibil, të cilat varësisht nga gjendja likuide në sistemin e përgjithshëm bankar, mund të implementohen përmes emetimit të letrave me vlerë të Bankës Popullore – ankande të bonove të thesarit dhe përmes blerjes ose shitjes së letrave me vlerë për bazë të përkohshme ose definitive. Sistemi standard përfaqëson rezervë të detyruar përmes së cilës Banka Popullore drejtpërsëdrejti ndikon mbi ofertën e parave dhe kredive. Për tejkalimin e mangësisë së likuiditetit afatshkurtër te bankat në fund të ditës, Banka Popullore miraton kredi të disponueshme brenda natës. Në kushte të tepricës afatshkurtër të likuiditetit, bankat mund të vendosin mjete në Bnkën Popullore në depozitat e disponueshme brenda natës dhe shtatë ditë.