Funksioni kryesor i instrumentit është menaxhimi me likuiditetin te bankat e veçanta dhe/ose në sistemin bankar në afat të shkurtër, që të mund bankat të vendosin mjete në depozitat e disponueshme në Bankën Popullore me vetiniciativë. Depozitat e disponueshme janë me maturitet njëditor dhe shtatë ditë. Norma e interesit të depozitave të disponueshme përfaqëson minimumin e normave afatshkurtra të interesit në tregun e parasë dhe është 0.25%. Bankat mund të vendosin mjete në depozita të disponueshme njëditore në Bankën Popullore çdo ditë pune. Norma e interesit të depozitave të disponueshme për shtatë ditë është 0.50%, dhe bankat mund të vendosin mjete në Bankën Popullore një herë në javë, të mërkurën.

Norma e interesit të depozitave të disponueshme – të dhëna historike