1. Pozicionimi i politikës monetare

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRMV) është bankë qendrore, qëllimi kryesorë i së cilës është ruajtja e stabilitetit të çmimeve, gjatë së cilës ajo është e pavarur në realizimin e funksioneve të veta. Përveç kësaj, Banka Popullore e përkrah politikën ekonomike dhe stabilitetin financiar të vendit duke mos e komprometuar realizimin e qëllimit kryesor, duke i respektuar principet e ekonomisë së tregut. Në pajtueshmëri me funksionet ligjërisht të përcaktuara, Banka Popullore e harton dhe implementon politikën monetare. Në fund të vitit aktual, në pajtueshmëri me kornizën e përcaktuar më herët të politikës makroekonomike, Banka Popullore përgatit Projeksion të zhvillimeve monetare për vitin në vijim, të cilën e miraton Këshilli i Bankës Popullore.

2. Qëllimet e politikës monetare

Ruajtja e stabilitetit financiar është qëllimi kryesorë i Bankës Popullore, i përcaktuar me ligj. Vendosja e këtij qëllimi është në pajtueshmëri me konstatimet empirikisht të konfirmuara se stabiliteti i çmimeve krijon ambient më të favorshëm makroekonomik për zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë ekonomik. Në vitin 1999, inflacioni në vendin tonë llogaritej përmes indeksit të çmimeve me pakicë, ndërsa që nga viti 2000 përcillet përmes indeksit të harxhimeve për jetë. Për realizimin e qëllimit përfundimtarë, Banka Popullore përcakton qëllim të tërthortë të politikës monetare. Kështu, nga Prilli i vitit 1992 deri në Shtator të vitit 1995, Banka Popullore e zbatonte strategjinë që synonte paranë e gjerë M1, si qëllim i tërthortë i politikës monetare. Duke filluar nga tetori i vitit 1995 e këtej, Banka Popullore zbaton politikë monetare që synon kah kursi nominal valutor i denarit në raport me markën gjermane, ndërsa nga janari i vitit 2002 në raport me euron. Sipas kësaj, ruajtja e stabilitetit të kursit valutor të denarit paraqet qëllim të tërthortë të politikës monetare. Zbatimi i strategjisë që synon kursin valutorë del nga: a) Rëndësia e kursit valutor në ekonominë e vogël dhe të hapur; b) nevoja e një spirance (baze) nominale për të ruajtur kredibilitet; c) shkallë e lartë e euroizimit, dhe ç) transparenca e politikës së kursit valutorë dhe mundësia e përcjelljes së përditshme nga ana e subjekteve ekonomike.

3. Politika e interesit dhe mekanizmi i transmetimit

Në kushte kur politika monetare synon ruajtjen e stabilitetit të kursit valutor të denarit, normat e interesit dhe ofertat e parave janë kategori të varura, të përcaktuara nga realizimi i qëllimit të tërthortë. Përmes politikës së saj të interesit, Banka Popullore dërgon sinjale monetare deri te bankat dhe në këtë mënyrë përpiqet të ndikojë në lartësinë e normave aktive dhe pasive të interesit. Aktualisht, norma bazë e interesit e BPRM-së është normë e interesit e realizuar nga ankandet e bonove të thesarit.