Këshilli i Bankës Popullore zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt
Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot mbajti mbledhjen e tij të rregullt në të cilën u shqyrtua dhe miratua Vendimi për mënyrën e kryerjes së mbikëqyrjes dhe inspektimit. Me miratimin e këtij vendimi mundësohet përmirësimi i mëtejmë i mënyrës në të cilën Banka Popullore e kryen mbikëqyrje dhe inspektim të bankave komerciale në Republikën e Maqedonisë dhe inspektim të punës së personave të lidhur me bankën komerciale, personave tjerë në grupin bankar dhe shoqërisë për shërbime ndihmëse bankare. Njëkohësisht, Vendimi e afron praktikën mbikëqyrëse të Bankës Popullore me praktikën e cila aplikohet nga ana Banka Qendrore Evropiane dhe nga ana e organeve nacionale mbikëqyrëse nga Bashkimi Evropian të cilët janë anëtarë të mekanizim të vetëm mbikëqyrës.
Në pajtim me vendimin strategjik të Bankës Popullore për emetimin e kartëmonedhave me përbërje plastike - polimer, në mbledhje, Këshilli miratoi Vendim në pajtim me të cilin nga data 15 maj do të lëshohen në qarkullim kartëmonedha me përbërje plastike - polimer, në vlerë prej 10 dhe 50 denarësh. Njëkohësisht u miratua edhe Vendim për heqje nga qarkullimi i kartëmonedhave me vlerë prej 10 dhe 50 denarësh të cilat janë në qarkullim nga data 8 shtator i vitit 1996, dhe përdoren aktualisht. Në pajtim me këtë vendim, në ditën kur do të lëshohen në qarkullim kartëmonedhat me vlerë prej 10 dhe 50 denarësh, me përbërje plastike - polimer, kartëmonedha me vlerë të njëjtë, të cilat janë në qarkullim nga shtatori i vitit 1996 pushojnë së qeni mjet ligjor për pagesë. Ato, personat fizikë dhe juridikë do të mund pa pagesë ti këmbejnë me kartëmonedha dhe monedha tjera me shumë të barabartë. Këmbimin e kartëmonedhave, nga data 15 maj i këtij viti deri në 15 maj të vitit të ardhshëm do ta kryejnë bankat komerciale të themeluara në Republikën e Maqedonisë, dhe pas kësaj periudhe, këmbimi do të kryhet ne Bankën Popullore.
Këshilli miratoi edhe Vendim në pajtim me të cilin duke filluar nga data 15 prill i këtij vitit do të lëshohen në qarkullim monedha me vlerë prej 2 denarësh, me shenjë emetimi “2018”. Me lëshimin në qarkullim të këtyre monedhave në qarkullimin pagesore me para të gatshme në Republikën e Maqedonisë, paralelisht të vlefshme do të jenë edhe monedhat me vlerë prej 2 denarësh, paraprakisht të emetuara. Në mbledhje u miratua edhe Vendim në pajtim me të cilin nga data 2 maj i këtij viti do të lëshohen në qarkullim edhe kartëmonedha me vlerë prej 100 denarësh, me shenjë për shtypje “MAJ 2018”, meçka paralelisht të vlefshme do të jenë edhe kartëmonedhat me vlerë të njëjtë të emetuara deri më tani.
Këshilli shqyrtoi edhe çështje tjera brenda juridiksionit të tij.
KABINETI I GUVERNATORIT
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}