
Më 20 shtator të vitit 2019, në Bankën Popullore u mbajt Sesioni i 34-të i Klubit të Hulumtuesve, në të cilin pas fjalës përshëndetëse të guvernatores Anita Angelovska-Bezhoska u prezantuan punimet hulumtuese „Përcaktuesit e (jo)aktivitetit të grave në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor: Pasqyrë krahasuese e vendeve të Mesdheut me vendet nga Evropa Juglindore“, nga Marija Andonova dhe Nikica Mojsoska-Bllazhevski dhe „Transmetimi monetar kundrejt atij makroprudencial – efikasiteti dhe efektiviteti: gjetje nga sektorët bankarë të Evropës Qendrore dhe Juglindore“, nga Milan Eliskovski dhe Neda Popovska-Kamnar.
Në prezantimin e parë, Andonova dhe Mojsoska-Blazheski synojnë të ekzaminojnë përcaktuesit që ndikojnë mbi aktivitetin e grave në treg. Ndër të tjera, theks i veçantë u vendos mbi efektin e kontekstit kulturor mbi vendimin e grave për të marrë pjesë ne tregun e punës ose jo. Në fakt, vërejtjet e Andonovës dhe Mojsoska-Blazhevskit për ndikimin e kulturës së mjedisit mbi vendimin e grave për pjesëmarrjen e saj në tregun e punës janë kontributi kryesor që ata japin nëpërmjet këtij hulumtimi për literaturën profesionale. Metodologjia e hulumtimit bazohet në hulumtimin paraprak të Dante Kontereras dhe Gonsalo Plasa të vitit 2010. Me rëndësi të veçantë është që Andonova dhe Mojsoska-Blazhevski japin edhe një pasqyrë krahasuese në të cilën merren parasysh disa vende nga Evropa Juglindore, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, si dhe vende e Mesdheut.
Duke e prezantuar punimin në emër të të dy autoreve, Andonova në veçanti foli për rezultatet të cilat sipas perceptimeve të tyre tregojnë se konteksti kulturor në të cilin gruaja e merr vendimin e saj për pjesëmarrje në tregun e punës është një përcaktues i rëndësishëm për atë se çfarë vendimi ajo do të marri. Sipas vlerësimeve të Andonovës dhe Mojsoska-Blazheski, të kuptuarit për ndikimin e kontekstit kulturor mbi vendimin e gruas për (jo)aktivitetin e saj në biznes është i rëndësishëm për krijimin e ndihmës shtetërore, si dhe për hartimin e strategjisë për promovim të aktivitetit të grave në tregun e punës.
Në prezantimin e dytë, Milan Eliskovski dhe Neda Popovska-Kamnar synojnë që në mënyrë empirike të hulumtojnë efektet e kapitalit të tepërt mbi minimumin ligjor si tregues për ndryshimet në politikën makroprudenciale dhe efektet e normës referente të interesit si masë e politikës monetare, mbi ndryshesën e interesit dhe kreditimin e kompanive dhe amvisërive. Hulumtimi është realizuar duke përdorur teknika ekonometrie për analizë të panel të dhënave për sistemin bankar në Poloni, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Ukrainë, Kroaci dhe Çeki, për periudhën nga tremujori i parë i vitit 2005 deri në tremujorin e katër të vitit 2017.
Rezultatet që i kanë arritur Eliskovski dhe Poposka-Kamnar tregojnë se të dy politikat kanë ndikim mbi normat e interesit dhe kreditimin e kompanive dhe amvisërive. Por, siç theksoi Eliskovsi gjatë prezantimit, gjetjet nga hulumtimi i prezantuar duhet të interpretohen me kujdes, veçanërisht në pjesën e transmetimit makroprudencial, pasi treguesi i përgjithshëm i kapitalit të tepërt mbi minimumin ligjor është një tregues indikativ për masat makroprudenciale.
Pikëpamjet dhe konkluzionet e prezantuara përpara të pranishmëve në sesion nxitën diskutim për më shumë çështje lidhur me temat e të dy punimeve, të cilat nuk janë shumë të përpunuara në mjedisin tonë. Ndër të tjera, u theksua se hulumtime të këtilla për tema që janë të rëndësishme dhe jo shumë të pranishme në veprimtarinë e kërkimit vendor është gjithmonë mirë të prezantohen para publikut profesional.
|
Галерија 34. сесија на Клубот на истражувачите |