Statistika monetare dhe statistika e normave të interesit

STATISTIKA MONETARE

Banka Popullore përgatit dhe publikon të dhëna për statistikën monetare dhe statistikën e normave të interesit. Në kuadër të statistikës monetare, të dhënat përgatiten dhe publikohen në periudhë mujore dhe/ose tremujore. Në baza mujore përgatiten dhe publikohen bilancet dhe pasqyrat e institucioneve depozituese (Banka Popullore, banka dhe kursimore), si dhe të dhëna të agregatit monetarë dhe komponentët e tij. Në bazë të të dhënave të bilanceve dhe pasqyrave të institucioneve depozituese përpunohen edhe raportet tjera monetare: depozita dhe kredi te institucionet tjera depozituese (banka dhe kursimore) dhe kredi të institucioneve tjera depozituese të dhëna te individët. Deri në vitin 2009, te dhënat janë të përpunuara në bazë të planit të ri të llogarive.
Në periudhë tremujore, përveç bilanceve dhe pasqyrave të institucioneve depozituese përgatitet dhe publikohet edhe bilanci total dhe pasqyra të institucioneve tjera financiare dhe bilance dhe pasqyra të veçanta të fondeve investuese, fondeve të pensionit, kompanive të sigurimeve dhe shoqërive për menaxhim me fondet e pensionit, shoqata financiare dhe shoqata – dhënës të linzingut financiar, si dhe pasqyrë e institucioneve financiare.
Të dhënat janë të paraqitura me valutën e vendit (në miliona denarë)

STATISTIKA E NORMAVE TË INTERESIT

Në kuadër të statistikave të normave të interesit përgatiten pasqyra grumbulluese të normave të ponderuara të interesit të institucioneve themelore depozituese për depozitat e pranuara dhe kreditë e dhëna. Përgatiten dhe publikohen të dhëna për depozitat/kreditë në denarë dhe valuta të huaja për sektorët: institucione jo financiare (publike dhe të tjera) dhe individë (persona fizik, ushtrues të pavarur të veprimtarive me punë personale të cilat i shërbejnë individët). Depozitat/kreditë në denarë përfshinë depozita/kredi me ose pa klauzolë valutore. Normat e ponderuara të interesit paraqiten për: depozita të pranuara në total dhe kredi të dhëna; depozita të sapo pranuara kredi të sapo miratuara; dhe depozita brenda një nate, dhe kredi të rinovueshme (revolving), bilance negative të llogarive korente dhe kredi në bazë të kartelës kreditore.
Shpallen të dhëna për depozitat e pranuara në total dhe kreditë e miratuara, veçanërisht për banka, kursimore dhe grupe bankash.
Gjithashtu, shpallen edhe normat aktive dhe pasive të interesit të Bankës Popullore.
Të dhënat janë të paraqitura në përqindje, në bazë vjetore.