RAPORT PËR PERSONAT FIZIK NGA REGJISTRI I TË DHËNAVE PËR EKSPOZIM NDAJ RREZIKUKT KREDITOR TË PERSONAVE JURIDIK DHE FIZIK NDAJ BANKAVE DHE KURSIMOREVE (REGJISTRI KREDITOR)

Regjistri i të dhënave të ekspozimit ndaj rrezikut kreditor të personave juridik dhe fizik ndaj bankave dhe kursimoreve (në tekstin e mëtejshëm: Regjistri kreditor), të cilin e ka vendosur dhe me të njëjtin menaxhon Banka Popullore në bazë të nenit 39 të Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 158/2010, 123/2012, 43/2014, 153/2015 и 6/2016).

Bankat dhe kursimoret dorëzojnë të dhëna dhe informata deri te Banka Popullore për menaxhimin e Regjistrit kreditor. Përdorues të Regjistrit kreditor janë Banka Popullore si dhe banka dhe kursimoret të cilat kanë fituar leje për themelim dhe për punë nga Guvernatori i Bankës Popullore.

Në pajtueshmëri me Vendimin për përmbajtjen dhe mënyrën e funksionimit të Regjistrit kreditor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 186/2013), bankat kanë për detyrë të dorëzojnë të dhëna për bankat qofshin ato të vendit ose të jashtme, për jo rezidentë, të gjitha institucionet financiare jo bankare të vendit, të gjitha institucionet tjera jo financiare të vendit me ekspozim ndaj rrezikut kreditor deri më 300 mijë denarë, si dhe për të gjitha personat fizik, tregtarë-individual të vendit të cilat në bazë të Ligjit për kompani tregtare nuk llogariten si tregtar, me ekspozim ndaj rrezikut kreditor mbi 5 mijë denarë.

Kursimoret detyrimisht dorëzojnë të dhëna të veçanta për të gjitha personat juridik me ekspozim ndaj rrezikut kreditor mbi 50 mijë denarë si dhe për të gjitha personat fizik, tregtarë-individual, të cilat në bazë të Ligjit për kompani tregtare nuk llogariten si tregtar me ekspozim ndaj rrezikut të kredisë mbi 5 mijë denarë.

Banka Popullore i përdor të dhënat nga Regjistri kreditor si pjesë e implementimit të funksionit të saj mbikëqyrës, në aspektin e analizës së rrezikut kreditor ndaj të cilit bankat dhe kursimoret janë të ekspozuara gjatë punës së tyre. Bankat dhe kursimoret i përdorin të dhënat e Regjistrit kreditor si mjet ndihmës për vlerësimin e aftësive kreditore për çdo klient të ri ose ekzistues. 

Theksojmë se të dhënat nga Regjistri kreditor nuk mund të jenë bazë e vetme për sjelljen e vendimeve të gjykatës ose ndonjë vendimi tjetër që prodhon veprim ligjor ndaj ndonjë njeriu ose dukshëm e tangon atë person. Në rast të të dhënave jo të plota, jo të sakta, dhe jo të përditësuara, kërkuesit e të dhënave duhet të drejtohen në bankën/kursimoren e cila i ka dorëzuar të dhënat personale dhe e cila duhet të kryej ndryshimet përkatëse të të dhënave të dorëzuara.

Raportin të cilin e jep Banka Popullore me kërkesë të personave fizik, përmban të dhëna për shumën e detyrimeve dhe institucioneve të cilat janë të paraqitura në datën e fundit të dorëzimit të të dhënave nga ana e bankave/kursimoreve. Përveç kësaj, raporti përmban edhe të dhëna përmbledhëse të detyrimeve të kërkuesit si dorëzanës.

Dorëzimi i kërkesës

Raportin mund ta kërkojë personi fizik individualisht ose nëpërmjet një personi të autorizuar. Ai është me karakter informativ dhe mund të shërbejë për përmbushjen e ndonjë interesi të caktuar të kërkuesit. Të dhënat jepen vetëm për ekspozim kreditor të personave fizik.

Banka Popullore nuk do të përgjigjet në kërkesat të cilat nuk janë dorëzuar në formën e paraparë në Udhëzimin, respektivisht janë të pranuara me shkrim nëpërmjet postës ose në mënyrë elektronike. Nuk do të jepet përgjigje personave të autorizuar, në autorizimet e të cilëve nuk është e specifikuar kërkesa për të dhëna nga Regjistri kreditor. 

Dorëzimi i kërkesave kryhet personalisht nga kërkuesi ose personi i autorizuar, në Arkivin e Bankës Popullore, Bul. “Kuzman Josifofski – Pitu” nr.1, Shkup.

Formulari për kërkesën dhe autorizimin mund të merret te hyrja/Arkivi i Bankës popullore ose shkarkohen nga faqja zyrtare e bankës (shkarko formularin).

• Dorëzimi personal

Me kërkesën paraqitet dhe mandat pagesa me të cilën vërtetohet pagesa e tarifës në bazë të Vendimit për tarifë të vetme për kompensimet e shërbimeve që kryhen nga Banka Popullore.

• Dorëzimi nëpërmjet personit të autorizuar

Nëse raporti kërkohet nëpërmjet një personi të autorizuar, detyrimisht paraqitet autorizimi i certifikuar nga noteri. Formulari për autorizim, që ka të bëjë vetëm me marrjen e të dhënave nga Regjistri kreditor, shkarkohet nga faqja zyrtare e Bankës Popullore ose merret nga arkivi i Bankës (shkarko formularin).

Përgjigjet pas kërkesave të dorëzuara

Përgjigjet jepen në formën të një formulari të përcaktuar. Afati për përpunim të përgjigjes për kërkesën e dorëzuar është brenda pesë ditëve. Dhënia e përgjigjeve në bazë të kërkesave të dorëzuara është çdo ditë pune gjatë periudhës prej orës 8.30 deri në ora 15.45. Pas përpunimit të kërkesave, të punësuarit në Bankën Popullore i kontaktojnë kërkuesit ose personat e autorizuar në numrat e tyre për kontakt, të cilat janë të regjistruar në kërkesë. Në rast kur kërkuesi nuk është banor i Shkupit, nëse kërkesa është e dorëzuar para orës 11, ajo përpunohet dhe jepet brenda ditës së njëjtë.

Dhënia e përgjigjeve në bazë të kërkesave të dorëzuara

Marrja e përgjigjeve në bazë të kërkesave të dorëzuara nga personat fizik, është personale ose nëpërmjet personit të autorizuar. Kërkuesi e vërteton identitetin e tij duke paraqitur dokument të vlefshëm për identifikim personal (letërnjoftim ose pasaportë). Kur e merr përgjigjen personi i autorizuar, ai/ajo legjitimohet me dokument të vlefshëm për identifikim personal (letërnjoftim ose pasaportë).

Gjatë marrjes së përgjigjeve në bazë të kërkesave të dorëzuara, personi i cili e merr raportin nënshkruhet në shembullin e përgjigjes dhe faturën për shërbimin e kryer. Shembulli që i jepet kërkuesit, detyrimisht për shkak të të dhënave personale jepet në zarf të mbyllur.

Banka Popullore nuk do të jap raport të ri në periudhë më të shkurtër se 30 ditë, respektivisht në periudhë ndërmjet dy datave raportuese në të cilët bankat/kursimoret nuk kanë kryer ndryshimet në bazën e të dhënave.