Emetimi i dytë i kartëmonedhave të cilat janë në përdorim edhe sot, për here të parë u lëshua në qarkullim më 8 shtator të vitit 1996. Me këtë emetim në qarkullim u lëshuan kartëmonedhat me vlerë nominale 10, 50, 100, 500, 1000 dhe 5000 denarë. Pamja e kartëmonedhave e cila paraqet trashëgiminë e pasur kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është dizajnuar nga piktorja Biljana Unkovska, ndërsa dizajni final është punuar në shtypshkronjën "De La Rue", në Britaninë e Madhe.

Dizajni i kartëmonedhave me vlerë nominale 500 dhe 1000 denarë, është përditësuar duke përfshirë elemente shtesë të sigurisë në emetimimn e vitit 2003.Nga 15 dhjetori i vitit 2016, struktura nominale e kartëmonedhave në qarkullim është pasuruar me dy vlera të reja nominale - 200 dhe 2000 denarë. Krijuesi i ideve dhe dizajneve artistike - grafike për pamjen e këtyre kartëmonedhave është dizajnuesi grafik Lasko Xhurovski. Njëkohësisht, kartëmonedhat me vlerë nominale 5000 denarë janë tërhequr nga qarkullimi.

Më 15 maj të vitit 2018 janë lëshuar në qarkullim paratë e para të punuara nga polimeri në vendin tonë, me vlerë nominale 10 dhe 50 denarë.

  • 2000 denarë – emetimi i vitit 2016
  • 1000 denarë – emetimi i viteve 1996 dhe 2003
  • 500 denarë  - emetimi i viteve 1996 dhe 2003
  • 200 denarë - emetimi i vitit 2016
  • 100 denarë  - emetimi i vitit 1996
  • 50 denarë - viti 2018
  • 10 denarë - viti 2018