A udhëhiqni ju me paratë tuaja apo paratë udhëheqin me ju?

Udhëzues për menaxhim më të mirë të buxhetit tuaj ku planifikimi dhe menaxhimi i finansave personale paraqitet si nje segment i rëndësishëm i jetës suaj.



“Menaxhim i mençur i parave - udhëzues për financat personale”.

Ky udhëzues është i destinuar për publikun e gjerë, me qëllim që në mënyrë më të thjeshtë t’i afrojë konceptet dhe shprehjet themelore  nga fusha e menaxhimit me financat personale. Gjatë përgatitjes së tij, përpjekjet ishin që të jetë i kuptueshëm për gjeneratat më të reja dhe për personat të cilët nuk kanë edukim formal ekonomik, dhe nëpërmjet tij të mundësohet informimi i popullatës se si më përshtatshëm të menaxhohen mjetet financiare që të arrihen qëllimet e dëshiruara. Më konkretisht, në udhëzues është dhënë shpjegim se si mund me mençuri të menaxhohen paratë, si të përgatiten planet financiare dhe si të monitorohet realizimi i tyre, si të jemi të kujdesshëm dhe të mos hyjmë në borxhe të mëdha financiare, si të përdoren me kujdes mjetet e marra me kredi dhe kartela kreditore dhe rregullisht të paguhen detyrimet etj. Në të njëjtën kohë, në udhëzues shpjegohet edhe roli i produkteve dhe shërbimeve bankare, investimeve financiare, sigurimit dhe pensionimit. Publikim mbulon edhe investimet themelore financiare, dhe gjithashtu janë shpjeguar dallimet mes depozitave bankare dhe investimeve në letra me vlerë etj.

Librin mund ta gjeni vetëm në gjuhën maqedonase

Me kursim të denarëve deri te realizimi i endërrave

Udhëzues për të sqaruar se cfarë paraqet kursimi dhe si mjetet e kursyera të përdoren më vonë.




Çka duhet të dimë para se të marrim kredi?

Udhëzues në të cilin ceken rekomandimet dhe rregullat për një huamarrje të mençur.